Dëmtohet kryqi i shtatores në Graqanicë

Policia e Kosovës ka raportuar se në Graqanicë është raportuar dëmtimi i një kryqi në oborrin e një shkolle. Rasti sipas policisë është raportuar të shtunën, mirëpo nuk kanë treguar orën se kur ka ndodhur.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Kral Millutini’ në Graqanicë.

“Është raportuar se person-a të panjohur e kanë dëmtuar kryqin e shtatores që gjendet në oborrin e shkollës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.