Foto-ilustrim

Del para Gjykatës burri që u çonte foto intime të gruas familjarëve të saj

Në Gjykatën e Pejës është ulur për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë i pandehuri H.T.

Ai po akuzohet për dhunë psikike ndaj gruas së tij.

Prokuroria e Pejës pretendon se H.T. foto intime të bashkëshortes së tij u ka dërguar familjarëve të saj.

I akuzuari pastaj e ka kanosur bashkëshorten me fjalët: “Vjen një femër nga Kosova, ti je e detyruar ta takosh, ajo t’i sjellë gjërat personale tujat dhe një letër, ku ti je e detyruar ta nënshkruash atë letër, përndryshe ti e din çka të ndodhë”.

H.T. refuzoi të vazhdojë këtë proces gjyqësor pa një avokat.

“Do të angazhoj një avokat sipas autorizimit”, tha ai sot në Gjykatë.

Në këto rrethana, gjykatësi Shaqë Curri ka shtyrë seancën e sotme për datën 10 shkurt.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.