Deklarohet rreth fajësisë e akuzuara për manipulim në zgjedhje

 

Zana Perolli, u deklarua e pafajshme për veprën penale të mos-regjistrimit të saktë të rezultateve të votimit.

Prokurorja Ardita Hyseni Beqiri, i propozoi gjykatësit që ndaj të njëjtës të shqiptohet edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të ndonjë detyre gjatë zgjedhjeve.

Gjykatësi Shaqir Zika, njoftoi se Perolli në afat prej 30 ditësh, ka të drejtën e kundërshtimit të aktakuzës.

Seanca u shty për një kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës, në qershor të vitit 2017 në shkollën “Nexhmedin Nixha”, si kryesuese e komisionit ka regjistruar gabimisht votat e kandidatëve, duke regjistruar kështu 203 vota, prej tyre 131 të shtuara dhe 71 të hequra, me të cilat i ka dëmtuar kandidatët e subjekteve të ndryshme në zgjedhjet e përgjithshme.