Gjykata Themelore e Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e punëtorit në Deçan

Shaban Gogaj është ballafaquar të premten në Gjykatën e Pejës me akuzën e Prokurorisë për vrasje të Agonis Tetajt në lokalin e këtij të parit në Deçan.

Gogaj është deklaruar i pafajshëm për veprën penale për të cilën akuzohet.

Aktakuza e Prokurorisë e ngarkon Shaban Gogaj për vrasje të Agonis Tetajt.

Sipas aktakuzës më 23 shtator të vitit të kaluar rreth orës 11 e 4 minuta në Deçan, më saktësisht në Kompaninë “Gogaj AG” e cila gjendet në rrugën “Luan Haradinaj” Shaban Gogaj merr një telefonatë nga një person tjetër e cila në aktakuzë është cilësuar si dëshmitare, nga e cila bisedë më pas shihet se është acaruar.

Tutje aktakuza sqaron se i ndjeri Agonis Tetaj ishte larguar menjëherë në drejtim të stogjeve përball tij për gati 5 metra, ndërsa bashkë me të largohen edhe dy dëshmitarët e rastit A. H. dhe F. Z., me të përfunduar bisedën Shaban Gogaj tani i akuzuar për vrasjen e Tetajt, nga karriga e anës së majtë të banakut kalon në karrigen tjetër e cila gjendej në mes të banakut dhe nga sirtari nxjerr revolen e tij të tipit Beretta, e vendos karikatorin dhe e merr në shenjë të ndjerin Agonis Tetaj në kokë.

KALLXO.COM ka raportuar edhe më parë lidhur me këtë rast.

Prokuroria e Pejës përjashtohet nga rasti i vrasjes së Agonis Tetajt