Shpend Maxhuni - Foto: KALLXO.com

Deklarohet i pafajshëm djali i Shpend Maxhunit

 

Shpëtim Maxhuni, djali ish shefit të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni është deklaruar i pafajshëm para gjykatës për akuzat e armëmbajtjes pa leje.

Ndryshe nga Shpëtim Maxhuni, i akuzuari tjetër i këtij rasti Rinor Maxhuni ka deklaruar se e pranon fajësinë për mbajtje të armës pa leje.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar prokurori i çështjes Armend Hamiti.

Hamiti ka thënë se çështja e Shpëtim Maxhunit do të shkojë në shqyrtim kryesor.

“Shpëtim Maxhuni nuk e ka pranu fajësinë tani ka mbet në shqyrtim kryesor me shku, ndërsa i akuzuari tjetër e ka pranuar fajësinë”, tha Hamiti.

Prokuroria e Prishtinës po i ngarkon Shpëtim dhe Rinor Maxhunin për mbajtje të armës pa leje.

Sipas aktakuzës djalit të ish eprorit të Policisë së Kosovës, Shpëtim Maxhuni  dhe të akuzuarit tjetër Rinor Maxhuni u ishin gjetur në veturë një revole e tipit “Zastava” dhe një thikë me ngjyrë të zezë.

Këto ishin gjetur pas një kontrolli nga zyrtarë të policisë së Kosovës në tetor të vitit 2018.

KALLXO.com në tetor të citit 2018 kishte raportuar ekskluzivisht për dyshimet për drogë dhe armë të djalit të drejtorit në policisë së Kosovës.

Zyrtare: Djali i Shpend Maxhunit dyshohet për drogë e armë