Ilustrim

Deçan, paraburgim për burrin e dyshuar për dhunë ndaj gruas dhe djalit

Gjykata e Deçanit ka caktuar një muaj paraburgim për N.Sh., i dyshuar për veprat penale – dhunë në familje dhe kanosje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj.

“Pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës se paraburgimit, sot Gjykata i ka caktuar paraburgimin të pandehurit”, tha Vuçetaj.

N.Sh. po dyshohet të këtë shkaktuar dhunë familjare dhe kanosur gruan dhe djalin duke iu drejtuar me fjalët: “Do të ju vras juve e pastaj do vras edhe veten”.

Rasti për të cilin po dyshohet i pandehuri ka ndodhur dje në fshatin Carabreg të Deçanit.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria e Pejës.

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.