Ilustrim

Deçan: Gjen mjetin shpërthyes në oborr të shtëpisë

Derisa ishte duke punuar në oborrin e tij, një burrë nga Deçani ka hasur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rastavicë të Deçanit.

I njëjti ka kontaktuar Policinë e Kosovës, ku pastaj në terren kanë dalë ekipet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it.

Këta të fundit pas daljes në vendin e ngjarjes, kanë arritur ta kryejnë asgjësimin e mjetit.