Gjykata, ilustrim Foto: Pixabay

Cenimi i të drejtave të palëve në ushtrimin e mjeteve juridike

Palët në procedura gjyqësore nëse ndahen të pakënaqur me vendimin e gjykatës kanë të drejtë që të njëjtin të e kundërshtojnë përmes mjeteve juridike.

Kjo e drejtë ju garantohet personave me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e Kosovës.

Përveç të drejtës së ankesës palët në procedura pranë prokurorisë e gjykatës kanë të drejtë të parashtrimit edhe të mjeteve tjera.

Në raste kur mohohet kjo e drejtë, ata kanë të drejtë që t’i ndjekin penalisht shkelësit e kësaj të drejte.

Kjo pasi Kodi Penal i Kosovës parasheh që në këto raste konsumohet vepra penale e cenimit të ushtrimit të mjetit juridik.  

 

Personat që kryerjen këtë vepër penale rrezikojnë burgim deri në 1 vit, ndërsa kur vepra kryhet nga personi zyrtar burgimi mund të shkojë deri në 3 vjet.

Të dhënat statistikore të publikuara në këtë analizë kanë për bazë të dhënat e hapura nga data baza e të dhënave e krijuar nga BIRN, që ka për  burim të dhënat e hapura të ofruara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës si dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Këto të dhëna tregojnë se lëndë të natyrës së tillë në punë kanë gjykata e Prishtinës dhe ajo e Mitrovicës.

Palët që konsiderojnë që iu është shkelur kjo e drejtë e tyre, rastin mund ta raportojnë pranë policisë apo prokurorisë së shtetit.

Ankesa e tyre do të trajtohet nga prokurori i shtetit, ku nëse ky i fundit bindet se është kryer vepër penale ngritet aktakuzë, dhe personat e dyshuar do të përballen me procedura gjyqësore.

Ky raport është mbështetur në të dhënat e grumbulluara nga projekti ‘Databaza për luftimin e narrativeve të dëmshme mbi gjyqësorin”.

Programi është përkrahur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Të dhënat në raport nuk paraqesin qëndrimet e MFK dhe MCC por janë qëndrime të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.