Gjyqtari Sali Berisha, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Caktohet seanca ndaj gjykatësit të akuzuar për ryshfet, Sali Berisha

Sali Berisha, gjyqtar i Krimeve të Rënda, pritet që të dal para Gjykatës, për t`u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale, që rëndojnë mbi të.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë ndaj gjykatësit Sali Berisha, i cili dyshohet për veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i akuzuari Sali Berisha, në cilësinë e personit zyrtar, ka kërkuar dhe ka pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj gjyqtarit Berisha është caktuar të mbahet me datë 23 mars 2020, e një gjë të tillë e kishte bërë të ditur gjyqtari Arben Hoti.

Gjykatësi Sali Berisha, në dhjetor të vitit 2019, pas 3 muajve të qëndrimit në paraburgim, ishte liruar për të qëndruar në arrest shtëpiak.