I dyshuari për vrasjen e 18 veçares në Ferizaj, Dardan Krivaça

Caktohet seanca e radhës  ndaj të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit

 

Gjykata e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate për media njofton se seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit është caktuar më datë 26 të këtij muaji.

Seanca fillestare ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, është mbajtur në Gjykatën e Ferizajt më 14 korrik 2022.

Të akuzuarit në këtë seancë nuk kanë pranuar fajësinë, ndërsa në afat prej 30 ditësh, mbrojtësi i Arbër Sejdiut më 11 gusht 2022 ka paraqitur kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të paraqitura në aktakuzë.

Më 22 gusht 2021 ishte njoftuar se një 18-vjeçare ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt.

Bëhej fjalë për Marigona Osmanin.

Të dyshuar për këtë vrasjes janë Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu.

Në aktakuzën e Prokurorisë, të siguruar nga KALLXO.com, tregohet se si kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në banesën e të pandehurit Krivaça, ka bërë që Prokuroria të sigurojë prova të forta për netët para ngjarjes fatale e për mënyrën se si u organizua dhunimi, e më pas vrasja e 18-vjeçares.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t`i gjeni duke klikuar në LINK