Shani e Bahri Maloku, vëllezërit e vrarë në Malishevë. FOTO: KALLXO.com

Caktohet dita e shpalljes së aktgjykimit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Gjykimi për vrasjen e dy vëllezërve në Plloqicë të Malishevës, i është afruar fundit.

Vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë, për të cilën po gjykohen kushërinjtë e tyre, vëllezërit Besim dhe Blerim Maloku, ka arritur para shpalljes së aktgjykimit.

Viktimat Bahri dhe Shani Maloku, sipas Prokurorisë, po qëndronin në shtëpinë e tyre para se të vriteshin nga plumbat e njërit nga personat që kishin tentuar të kryenin vjedhje në atë shtëpi.

Shani Maloku ka qenë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sot, prokurori Ramiz Buzhala për incizimet kur të akuzuarit kanë qenë në ndalim policor, tha se biseda në mes të akuzuarve ka pasur ndikim për nisjen e hetimeve.

Ndërsa, mbrojtësja e të dëmtuarve avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, tha se “pse prokurori Agron Matjani nuk ka vepruar menjëherë pas vrasjes”.

E njëjta avokate sërish kërkoi nga trupi gjykues që të thirret përpiluesi i aktakuzës ish-prokurori Agron Matjani, që të merret në pyetje për këtë rast, me arsyetimin se pa u marrë në pyetje Matjani, ky rast mbetet i pazgjidhur.

Ndërsa trupi gjykues me kryetar Gëzim Pozhegu, tha se këtë gjë nuk e shohin të arsyeshme, sepse tashmë përfaqësues i rastit është prokurori Ramiz Buzhala.

Sot, gjykimi vazhdoi më mbrojtjen e të akuzuarve.

Deklarimet e të akuzuarit për vrasje Besim Maloku, ishin “nuk e di, nuk më kujtohet”.

Fillimisht avokatja Fehmije Gashi Bytyqi pyeti të akuzuarin Besim Maloku, se për çka ka biseduar në burg me të akuzuarin për armëmbajtje pa leje, Blerim Maloku, kur ka thënë fjalët “Shkova, mu afru, me kqyr!

I akuzuari u përgjigj, “nuk më kujtohet”.

Avokatja vazhdoi duke përmendur sërish disa nga fjalitë e bisedës së të akuzuarve, se për çfarë kanë biseduar?!

Blerimi: “Mdoket janë tu dyshu diçka”,

Besimi: “Jo, bre po na provokojnë”.

Foto: Kallxo.com

Besimi: “Ishalla çfarë mendsh kanë i kanë hjekë breh”.

Besimi i thotë Blerimit: “Shkon Ismeti ju kallxon”

Në përgjigjen e tij, ai tha “se nuk më kujtohet saktë, por aty kam qenë duke thënë që shkon Ismeti e i kallxon bacës Tafë që ju kanë vra djemtë”.

I akuzuari Besim Maloku tregoi se kushëriri i tij, viktima Bahri Maloku kishte qenë njeri i mirë.

“Sipas meje Bahrushi u kon shumë njeri i mirë, na mes vete kurrë ni fjalë t’keqe nuk e kemi pas asnjiherë”, deklaroi i akuzuari Besim Maloku.

Ndërsa i akuzuari Blerim Maloku, sikurse herën e parë tha se do të mbrohet në heshtje, por se e pranon fajësinë për akuzën që i ngarkohet.

“Për çka m’kan gjet unë e pranoj fajësinë, tjetër s’kam për çka të deklarohem, s’kom mo çka me thonë”, u deklarua i akuzuari Blerim Maloku.

Ndërkaq trupi gjykues, e refuzoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari Blerim Maloku, me arsyetimin se provat në këtë çështje penale janë të ndërlidhura mes vete dhe palëve do t’u jepet mundësia që të parashtrojnë pyetje.

Pas këtij refuzimi të pranimit të fajësisë nga i akuzuar Blerim, mbrojtësi i të akuzuarit Besim, avokati Ndrec Dodaj, replikoi duke thënë “po bëni shkelje procedurale, asnjëherë nuk kam pa kështu, të mbahen njerëzit pa faj në burg”.

Më pas, gjykimi vazhdoi me fjalën përfundimtare, në të cilën prokurori Ramiz Buzhala tha se qëndron prapa fjalës së tij të fundit të dhënë, para rihapjes së gjykimit.

Mirëpo, avokatja e të dëmtuarve Fehmije Gashi Bytyqi fillimisht falënderoi trupin gjykues për profesionalizim e tyre.

Ajo fjalën e saj përfundimtare e filloi me shprehjen “nuk ka krim që nuk zbulohet, por ka prokuror që nuk e zbulon”, e këtu duke iu referuar ish-prokurorit Agron Matjani.

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, sërish thumboi ish-prokurorin Matjani, duke theksuar se vepra e vrasjes së rëndë duhet përfshirë në bashkëkryerje dy të akuzuarit.

“Shpresova që aktakuza e Prokurorisë do të ndryshojë, por nuk ndodhi asgjë”, deklaroi avokatja e palës së dëmtuar Fehmije Gashi Bytyqi.

Ndërsa, motra e dy vëllezërve të vrarë, Besnike Maloku, tha se “për familjen tonë kemi marrë përgjigje dhe se e dijmë ku e kemi gjakun e vëllezërve tonë edhe drejtësinë ia besuam juve, andaj shpresojmë në vendimin e drejtë të gjykatës”.

Mbrojtësi i të akuzuarit për vrasje Besim Maloku, avokati Ndrec Dodaj  qëndroi para fjalës së tij përfundimtare të dhënë para rihapjes së gjykimit.

“Pjesërisht nuk pajtohem me qëndrimet e palës së dëmtuar rreth qëndrimeve të Prokurorisë, por kjo aktakuzë do të bëhet njollë e zezë për këtë Prokurori se si nuk duhet të bëhet aktakuza, sepse i mbrojturi im qe dy vite po qëndron në burg pa asnjë provë”, deklaroi avokati Ndrec Dodaj.

Ndërsa mbrojtësja e të akuzuarit për armëmbajtje pa leje Blerim Maloku, avokatja Feride Xani, luti gjykatën që edhe njëherë të shqyrtojë vendimin lidhur me pranimin e fajësisë nga klienti i saj.

Për këtë rast, nga trupi gjykues Gëzim Pozhegu, Ilir Rrashkaj dhe Besarta Doli, u caktua data 14 nëntor për shpalljen e aktgjykimit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Në seancën e kaluar kishte dëshmuar për të dytën herë eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu.

Eksperti i mjekësisë ligjore dëshmon sërish në gjykimin e vëllezërve për vrasjen e kushërinjve të tyre

Eksperti shpjegon plagët që shkaktuan vdekjen e dy vëllezërve Maloku në Malishevë

Poashtu kishte dëshmuar eksperti i balistikës dhe ishin dëgjuar përgjimet e dy të akuzuarve në ndalim policor, përmes masave të fshehta.

Prokuroria pretendon se hajnat e vranë pjesëtarin e FSK-së

Arma që vrau vëllezërit në Malishevë ende e paidentifikuar

Besim Maloku, po akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për vrasjen e kushërinjve të tij – dy vëllezërve Shani e Bahri Maloku, ndërsa Blerim Maloku vetëm për armëmbajtje pa leje.

Në muajin shtator ishte rihapur gjykimi për vrasjen e dyfishtë në Plloqicë të Malishevës, ku edhe kishte pasur tensione nga familja e dëmtuar.

Shtyhet aktgjykimi për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Para rihapjes së gjykimit, shpallja e aktgjykimit kishte dështuar dy herë.

Shtyhet aktgjykimi për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Në këtë rast për vrasjen e dy vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku, po gjykohen Besim dhe Blerim Maloku.

Për këtë vrasje po gjykohen Besim dhe Blerim Maloku, po ashtu vëllezër dhe njëherësh kushërinj të viktimave.

Prokuroria pretendon se hajnat e vranë pjesëtarin e FSK-së

Para disa muajsh seanca për dhënien e fjalës përfundimtare në këtë rast kishte dështuar, për shkak se prokurori i rastit  kishte dërguar lëndën në Prokurorinë e shtetit, për sqarime shtesë.

Prokurori kërkon sqarime për rastin e vrasjes e pjesëtarit të FSK-së

Në seancën për mbrojtjen e tyre, i akuzuari Besim ishte deklaruar ndërsa i akuzuari Blerim ishte mbrojtur në heshtje.

I akuzuari rrëfen ku ishte natën kur u vranë kushërinjtë e tij – vëllezërit Shani e Bahri Maloku

Në këtë rast të mistershëm, si dëshmitar ishte propozuar edhe ish-prokurori Agron Matjani.

Prokurori i shkarkuar propozohet si dëshmitar në gjykimin e për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Në këtë rast kishin dëshmuar edhe gratë e dy viktimave dhe vëllai i tyre.

Gruaja e ish-sigurimit të Hashim Thaçit: Vrasja e burrit nuk ishte politike

Qan në Gjykatë gjatë dëshmisë për dy vëllezërit e vrarë

Bahri dhe Shani Maloku po qëndronin në shtëpinë e tyre para se të vriteshin sipas prokurorisë nga plumbat e njërit nga personat që kishin tentuar të kryenin vjedhje në atë shtëpi.

Shani Maloku ka qenë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë: Avokati e sfidon aktakuzën

Prokuroria po akuzon Besim Malokun për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku po ngarkohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Nga Prokuroria po akuzohen se kanë privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku.

Në gjykimin e mbajtur në muajin Dhjetor 2018, i akuzuari Besim ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën e vrasjes së rëndë, ndërsa i akuzuari Blerim e kishte pranuar fajësinë për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim pa leje të armës.

Vrasja e pjesëtarit të FSK-së, i akuzuari për armëmbajtje pranon fajësinë

Gjykata kishte aprovuar kërkesën e avokates mbrojtëse Feride Xani, për ndërprerjen e paraburgimit ndaj Blerim Malokut.

Ndërsa i akuzuari Besim gjendet në paraburgim prej 9 Mars 2018.

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzën në muajin Nëntor të 2018, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 9 mars 2018, ku dyshohet se Besim Maloku me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, e gjithashtu ka rrezikuar jetën e Uliks, Hysni, Xhemajl dhe Afrim Malokut.

Njëri nga të Vrarët në Malishevë Pjesëtar i FSK-së

Aktakuza ndaj Besim dhe Blerim Malokut, të cilët janë vëllezër, është ngritur nga prokurori Agron Matjani, raporton KALLXO.com.

Këto vepra janë kryer në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kanë hyrë në shtëpinë e viktimave për të vjedhur, ku Besimi me vete ka pasur një pushkë automatike ndërsa Blerimi një pistoletë, raporton ëëë.kallxo.com.

Aktakuza shpjegon se pasi që viktimat i kanë parë të akuzuarit, të njëjtit kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku.

Në aktakuzë thuhet se Blerim Malokut, në shtëpinë e tij i janë gjetur një pistoletë dhe një pushkë gjuetie e punuar me dorë dhe të njëjtat janë sekuestruar nga personat e autorizuar.

Prokuroria pretendon se hajnat e vranë pjesëtarin e FSK-së