Burri i dehur rrah gruan dhe fëmijët

Një burrë mbrëmjen e kaluar ka rrahur gruan dhe fëmijët e tij.

Rasti është raportuar ditën e djeshme në Han të Elezit.

Sipas raportit policor, dyshohet se burri në kohën kur kishte kryer sulmin kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

I njëjti është intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.