Prapa grilave - Ilustrim

Burg e gjobë ndaj të akuzuarit për mashtrim

Gjykata e Prizrenit e ka dënuar me gjobë dhe burgim të akuzuarin F. B., për veprën penale të mashtrimit.

Shpallja e aktgjykimi dënues është bërë nga gjyqtari Fatmir Krasniqi.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate i pandehuri F. B., është dënuar me gjobë 500 euro dhe dënim më burg prej një viti.

Sipas akuzës së prokurorisë me 22 shkurt 2019, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, për t`i sjellë vetes apo personit tjetër ndonjë dobi pasurore, e mashtron ose e sjell personin tjetër në lajthim dhe me këtë e shtynë të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Me tutje aktakuzauza e prokurorisë thotë se derisa i dëmtuari S. K., e kishte shpallur për shitje kamionetën e tij, në kohën e incidentit i pandehuri F. B., si blerës, shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, merren vesh për çmimin e kamionetës në vlerë prej pesëmijetreqind euro (5,300.oo €), të cilën shumë i pandehuri F. B., një pjesë do të ia paguante ditën e nesërme, ndërsa për pjesën tjetër do të punonte tek i dëmtuari.

Mirëpo nga ajo ditë i pandehuri F. B., nuk është lajmëruar dhe nuk ia kishte paguar shumën e të hollave të dëmtuarit, por të njëjtën kamionetë i pandehuri e shet tek një person tjetër, në shumën prej 1,500 €, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit S. K.

Me këtë ai akuzuari kishte kryer veprën penale të mashtrimit, kurse sipas njoftimit të gjykatës se Prizrenit, për të pandehurin ishte lëshuar urdhër arrest, kurse pas sjelljes nga Policia e Kosovës, në seancën e shqyrtimit fillestar i akuzuari kishte pranuar fjalësin për këtë vepër penale.

Më pas nga gjykata e ishte dënuar me një vit burg dhe 500 euro gjobë.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.