Rasti 'Çekiçi' - 21.01.2020

Blindohet gjykata për seancën në rastin ‘Çekiçi’

Nën masa të rrepta të sigurisë është duke u mbajtur seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Naim Hajrizit, rast i njohur në publik si rasti ‘Çekiçi’

Salla brenda gjykatores ku pritet të mbahet seanca është mbushur me policë, poashtu edhe korridori para sallës ka policë të armatosur.

Zyrtarja e Policisë, Dafina Gashi po koordinon pozicionin e zyrtarëve policorë dhe gatishmërinë e tyre për sigurinë në sallën ku pritet të jepet shpallja ndaj të akuzuarve Gëzim Retkoceri dhe Osman Spahiu, të ngarkuar për vrasjen e Naim Hajrizit.

Prokuroria akuzon Gëzim Retkocerin se me datën 29 prill 2009 ka rrëmbyer Naim Hajrizin dhe e ka mbytur duke e goditur me mjete të forta.

Në këtë rast gjyqësorë situata është shumë e tensionuar pasi palët në procedurë kanë patur edhe përplasje verbale në seancat e kaluara. 

 

Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020
Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020
Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020
Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020
Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020
Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020
Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020
Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020
Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020
Rasti ‘Çekiçi’ – 21.01.2020

 

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast të vrasjes: LINK