Biletashitësi shpallet fajtor për përvetësimin e mbi 12 mijë eurove të Stacionit të Autobusëve

Orhan Agushi, është shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës për përvetësimin e 12 mijë eurove, para të stacionit të autobusëve që janë fituar nga shitja e biletave.

Agushi është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti i cili dënim nuk ekzekutohet nëse brenda 2 viteve nuk kryen vepër penale dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 euro.

Gjykatësi i rastit kishte marrë për bazë si rrethana lehtësuese pranimin e fajësisë dhe kthimin e parave pasi kishte përfunduar procedura disiplinore ndaj të akuzuarit.

Paraprakisht në seancën e datës 10 janar Agushi kishte pranuar fajësinë lidhur me ketë vepër penale.

Punëtori i Stacionit të Autobusëve pranon fajin për mbi 12 mijë eurot e përvetësuara

Aktakuza thotë se Orhan Agushi duke qenë person zyrtar biletar në NPL “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore kishte përvetësuar parat që i ishin besuar si biletar, prej të cilave 390 euro i kishte dorëzuar në arkë ndërsa shumë  prej 12 mije e 399 euro i kishte përvetësuar.

Pasi ishte filluar procedura disiplinore i akuzuari Agushi e kishte kthyer shumën që kishte përvetësuar.