Foto: Ilustrim

Bilanci i të vdekurve pas aksidenteve në 24 orët e fundit

Tre persona janë raportuar të vdekur pas aksidenteve.

Kjo shifër është dhënë në raportin e fundit të policisë në 24 orët e fundit.

Aksidentet sipas raportit policor kanë ndodhur në Istog, ku një person pasi ka humbur kontrollin mbi veturë ka rënë në një humnerë. Policia gjithashtu ka njoftuar se dy persona në të njëjtën veturë kanë mbetur me lëndime për të cilat kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Aksidenti tjetër është shënuar në Pejë, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti ka goditur me veturë një biçikliste e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur.

Rasti i tretë ndërlidhet me një aksident që ka ndodhur ditë më parë, ku një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme për shkak se nuk i kishte mbijetuar plagëve të marra në aksidentin e pësuar.

Sipas statistikave, 18 persona janë lënduar nga aksidentet ndërsa 41 aksidente janë raportuar me dëme materiale.

Policia ka njoftuar se 1329 tiketa trafiku janë shqiptuar vetëm në 24 orët e fundit.

12 persona janë arrestuar, 11 janë liruar ndërsa 1 është dërguar në mbajtje.