Liburn Aliu

Liburn Aliu

Bie poshtë përfundimisht akuza ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar përfundimisht hedhjen poshtë të aktakuzës kundër ministrit Liburn Aliu dhe zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prishtinës cilët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Librun Aliu aktualisht ministër, akuzohej nga Prokuroria e Prishtinës se e kishte keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën kur e drejtonte Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Bashkë më të akuzoheshin edhe zyrtarët Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha.

Apeli e refuzoj ankesën e prokurorit kundër vendimit të Gjykatës së Prishtinës me të cilin ishte hedhur poshtë aktakuza ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.

Aliu dhe të tjerët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas prokurorisë, Librun Aliu akuzohej se kishte nxjerrë dy vendime për të mos e zbatuar Planin Zhvillimor Urban, si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” kishte paraparë ndërtim individual për banim.

Ndërsa Olluri, Uka dhe Berisha – Prestreshi, akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë në Drejtorinë e Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, nuk e kanë zbatuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e gjithashtu as vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas prokurorisë këto veprime ishin ndërmarrë më qëllim që t’u shkaktohet dëm të dëmtuarve, të cilëve u është refuzuar si e pa bazë kërkesa për lejimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e kompleksit të shtëpive individuale të banimit në kuadër të bllokut urban.

Aktakuza ndaj tyre ishte ngritur pasi Drejtoria e Urbanizimit në kohën kur udhëhiqej nga Liburn Aliu nuk i ka respektuar rekomandimet e Ministrisë dhe kanë refuzuar kërkesën për lejimin e kushteve ndërtimore.

Për këto akuza, ministri Aliu dhe zyrtarët e tjerë ishin deklaruar të pafajshëm.

Gjykimi ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve, të akuzuarit këmbëngulin në pafajësi