BE: Mos të emërohet asnjë noter deri në krijimin e qeverisë së re

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje qeverisë në largim që mos emëroj asnjë noter.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në largim të Kosovës që të përmbahen nga emërimet e ndonjë noteri pasi besojmë fuqimisht se vendimi në këtë drejtim duhet t’i lihet qeverisë së re”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra e Bashkimit Europian.

BE ka potencuar faktin se ky institucion ka qenë në përkrahje të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës me qëllim të forcimit të Profesioneve të Lira Ligjore në Kosovë.

Prandaj duke u bazuar në këto parime sipas zyrës së BE-së, procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të ligjshëm të noterëve është kushti thelbësor për të ngritur besimin e shoqërisë.

“Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të rregullt dhe të ligjshëm të noterëve është thelbësor për të nxitur besimin që shoqëria i jep individëve që luajnë këtë rol të përgjegjshëm. Prandaj, ky proces duhet të jetë i lirë nga çdo pretendim i parregullsisë, i vërtetë ose i perceptuar”, thuhet në këtë komunikatë.

Postimin e plotë mund ta gjeni duke klikuar në këtë link.

Lidhur me procesin e emërimit të noterëve ka pasur shumë reagime në publik lidhur me dyshimet se pati konflikt interesi gjatë procesit të përzgjedhjes së noterëve.

Madje ky proces u hetua edhe nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Pas hetimit, AKK ka dalur me një opinion se gjatë procesit të emërimit të noterëve është evituar konflikti i interesit.