(Arkiv) Shaban Gogaj, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt - FOTO-KALLXO.com

Babai i të ndjerit Agonis Tetaj u shkruan kryeministrit Kurti e ministres Haxhiu

Isuf Tetaj, babai i të ndjerit Agonis Tetajt përmes një letre publike kanë shprehur reagimin ndaj deklaratave të ish- kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, në lidhje me rastin e vrasjes së djalit të tij në vendin e punës.

Tetaj në letrën e tij drejtuar ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe kryeministrit Albin Kurti, ka bërë akuza direkte ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

Hasani mbrëmë kishte deklaruar se veprimi i Kryeprokurorit për ndërrim të prokurorit të rastit pasi të rikualifkohet vepra nuk njihet dhe nuk është parë nga praktika gjyqësore, tutje duke shtuar se sipas tij në pamje vërehet se i akuzuari nuk kishte pasur fare target kur kishte qëlluar me armë.

Isuf Tetaj thotë se deklarimi i Hasanit, nuk mund të konsiderohet si një deklarim i një qytetari të thjeshtë pavarësisht asaj se a ka i njëjti për momentin ndonjë pozitë në institucionet e drejtësisë apo jo.

Sipas Tetajt, është e pakuptimtë reagimi i Hasanit pa i parë dhe vlerësuar të gjitha shkresat e lëndës.

Tutje Tetaj vë në pikëpyetje relacionet mes Hasanit, prokurorit Agron Uka dhe prokurorit Jetish Maloku, pasi sipas tij, që të tre janë nga i njëjti regjion.

Në letër përmendet edhe Besnik Berisha avokat i të dyshuarit vrasje Shaban Gogaj, për të cilin Isuf Tetaj thotë se ‘i jep publicitet deklaratës së Hasanit’.

“A thu pse av. Besnik Berisha i jep publicitet kësaj deklarate të z. F. Hasani apo mos ndoshta i njëjti mund të jetë i “financuar” për një deklarim të tillë publik”, thuhet tutje në letër.

Për deklaratën e Fejzullah Hasanit ka reaguar sot edhe Zyra e Kryeprokurorit cilësuar si të pakuptimtë mënyrën se si ish-kryetari i Gjykatës Supreme lëshohet dhe jep mendime se a kemi të bëjmë me vrasje të rëndë apo vrasje nga pakujdesia për një rast kaq të ndjeshëm edhe për opinionin publik pa i lexuar dhe shqyrtuar në detaje shkresat e lëndës së këtij rasti.

Më poshtë letra e plotë dhe pa ndërhyrje e Isuf Tetajt.

E nderuar znj. Ministre Haxhiu,

Po ju shkruaj në cilësinë e prindit të shqetësuar, që kam djalin e vrarë në vendin e punës dhe procesi gjygjësor u ri hap pas reagimit tim publik dhe reagimit të madh qytetar dhe me kërkesen e kryeprokurorit dhe vendimit të trupit gjykues në Pejë  është vendosur një Prokuror tjetër serish I prokurorisë së Gjilanit.

E nderuar Ministre, ju falenderoj shumë  për reagimin e juaj publik dhe mbeshtetjen morale për mua dhe familjen time, në këtë periudhë shumë të vështir që ne si familje po e kalojmë. Thirrja e juaj për drejtësi në lidhje me tendencën e orkestruar nga ish Prokurori Agron Uka nga gjilani dhe av. Besnik Berisha që të ricilesim vepra penale e vrasjes së djalit tim nga vrasje e rëndë me dashje, në vrasje nga pakujdesia ishte një mbështetje shume e madhe për neve dhe shpresë së drejtësia do të vendoset në vend.

Reagimi I fundit i z. Fejzullah Hasani , dje në publik dhe klualifikimi sipas tij I rastit të vrasjes së djalit tim si vrasje nga pakujdesia, nuk mund të cilësohet si deklarim I një qytetari të thjesht pavarësisht nese ai momentalisht mban ndonjë pozit në sistemin gjygjësor apo prokurorial. I njejti ka bartë përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë duke drejtuar gjykatën supreme të Kosovës për shumë vite. Nuk jam shume I sigurt ju mund ta keni informaten nëse I njejti z. Fejzullah Hasani gëzon ende benificione nga gjygjësore I Kosovës apo jo.

–          A e ka të qartë ky zotëri çka do të thotë ky lloj cilësimi I veprës dhe se ky deklarim ndikon direkt në drejtësi.

–          A thu edhe ky zotëri është njëri prej  kontribuesve kryesor që ne kemi dhe kishim drejtësinë në Kosovë në këtë nivel.

–           Si mundet z. Fejzullah Hasani të reagoj në këtë formë për një rast penal në procedurë gjygjësore hiq pa I lexuar shkresat e lëndës dhe pa pasur një vendim nga gjykata.

–          A thu z. Fejzullah Hasani mund të ketë relacione me ish prokurorin z. Agron Uka apo edhe ish kryeprokurorin Jetish Maloku(vijne nga I njejti regjion) dhe I njejti provoj të mohoj drejtësinë për vrasjen e djalit tim, duke e ri cilësuar tani serish në publik në cilësinë e ekspertit dhe ish funksionarit.

–          Z. Fejzullah Hasani si krejt normale e paska konsideruar edhe takimin për kafe të Av. Besnik Berisha me ish prokurorin Agron Uka dhe Z. Jetish Maloku në restoranin Planet të Gjilanit derisa përgaditej deklarimi për ri kualifikimin e veprës.

–          A thu pse av. Besnik Berisha I jep publicitet kësaj deklarate të z. F. Hasani apo mos ndoshta I njëjti mund të jetë I “financuar” për një deklarim të tillë publik.

–          A thu a do ta kalojë vetingun ky ish kryetar I gjykatës supreme dhe a ka pasuri të pajustifikuar I njëjti.

–          Pse rastis në shume raste e kemi gjithnje avokat këtë z. Besnik Berisha a thu për shkak të aftësise se tij profesionale apo per shkak te lidhjeve të tij me gjygjsorin, sistemin e drejtesise dhe ndikimeve kriminale?

 Jam I dëmtuar rënd nga vrasja e djalit tim dhe më lejohet edhe të paragjykoj këtë gjë deri sa I njëjti deklarohet në këtë mënyrë, direkt me këtë deklaratë ka provu me e ndiku drejtësinë kjo është një vepër penale.

–          Cila është arsyeja që ai bënë këtë ndërhyrje?

Video e publikuar nga av. Besnik Berisha  ne linkun me poshte nga minuta 14:20min

https://ëëë.facebook.com/besnik.berisha/videos/10223628721800159

Ø  2. Pas deklarimit te z. Fejzullah Hasani  ish kryetar I gjykates Supreme te Kosoves, 

“Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin rreth një deklarate të ish kryetarit të Gjykatës së Supremes,   lidhur me rastin e vrasjes së djalit tim Agonis Tetajt në Deçan.

AVONET I listojne me të drejte pyetjet si me poshte duke kerkuar deklarim dhe pergjegjje publike se ku është bazuar kur e ka bërë këtë konstatim apo deklarimi publik:

  1. A keni parë dhe a i keni shqyrtuar shkresat e lëndës, për të cilën ju jeni deklaruar?
  2. Kur keni deklaruar kështu, a jeni bazuar vetëm në raportimet mediale dhe videot e           publikuara të vrasjes apo dini më shumë se kaq?
  3. Këtë deklaratë që keni dhënë, cila është arsyja Juaj?
  4. A jeni në njohuri se me Ligjin e Prokurorisë së Shtetit, Kryetprokurori i Shtetit ka të     drejt t’ia heqë/merr lëndën e cilitdo prokuror që ka dyshime – mos profesionalizëm apo presion publik?
  5. A konsiderohet që Ju z. Hasani keni ndërhyrë në procësin gjyqësore në rastin e Agonis Tetajt, pasi që procesi gjyqësore nuk ka përfunduar ende.

Linku ne vijim I pyetjeve publike: https://ëëë.gazetaexpress.com/avonet-ka-disa-pyetje-per-ish-kryetarin-e-gjykates-se-supremes-fejzullah-hasanin-per-rastin-e-vrasjes-se-agonis-tetajt/

Kjo deklaratë është e publikuar edhe në portalin me poshtë:

  1. https://telegrafi.com/ish-kryetari-gjykates-supremes-per-vrasjen-e-agonis-tetajt-shume-jam-prire-per-te-besu-se-aty-ka-pasur-vrasje-nga-pakujdesia/

Ju uroj punë të mbare dhe suksese në sfiden e juaj të madhe që keni

Me besimin në zot dhe në drejtësi keni me ja dal që drejtësinë në Kosovë me e vendos aty ku duhet.

 

Me respekt

Isuf Tetaj