Babai i Albert Krasniqit sot pritet të dalë para Gjykatës
29.1.2021 - 09:31
S. K., i dyshuar për vrasjen e djalit të tij Albert Krasniqi, pritet që sot të dalë para gjykatës.
Seanca e sotme, pritet të mbahet nga ora 10:00, e kryesuar nga gjyqtari Avni Syla.
Kujtojmë se Prokuroria në Prishtinë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për babanë e dyshuar për vrasjen e djalit të tij, pasditen e 27 janarit në lagjen ‘Mati’ në Prishtinë.
KALLXO.COM ka raportuar për këtë vrasje.