Babai dënohet për plagosjen e djalit 6 vjeçar

Gjykata e Prishtinës të akuzuarin R. Sh. e shpalli fajtor për dy vepra penale atë të lëndimit të rëndë trupor nga pakujdesia dhe armbajtje pa leje.

Sipas prokurorisë me datën 10 gusht të këtij viti në një fshat të Prishtinës i akuzuari R. Sh. duke e pastruar pistoletën me ngjyrë të zezë në dhomën ku ishin duke luajtur dy fëmijët e tij nga pakujdesia i kishte shkrepur arma dhe e kishte plagosur djalin e tij 6 vjeçar R. Sh. në regjionin e kokës. Aktakuza ishte ngritur me datën 31 tetor, por i akuzuari në konsultim me mbrojtësen e tij, avokaten Saranda Sadiku i kishte propozuar Prokurorisë negocimin mbi marrëveshjen e fajësisë.

Për veprën lëndim i rëndë trupor iu shqiptua dënim me burgim prej 6 muajsh por me pëlqimin e të akuzuarit dënimi ju zëvendësua me 700 euro gjobë.

Ndërsa për veprën penale armbajtje pa leje u dënua u dënua me gjobë në shumë prej 800 euro.

Andaj gjykata shpalli dënim unik me gjobë në shumë prej 1,500 euro.

I akuzuari R. Sh.  hyri në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë e Prishtinës.

Babai e pranon fajin për plagosjen e të birit 6 vjeçar

Plagosja e djalit 6 vjeçar nga babai, ekspertiza përshkruan plagët