Avokati Ris: ZPS-ja po zhvillon një procedim frikacak nga prokurorë frikacakë, por Gucati nuk është frikacak

 

(Vazhdim – 03.12.2021 – 12:36)

Gjatë seancës së sotme, avokati Ris u ndal tek disa prova materiale që u shqyrtuan në këtë proces gjyqësor. Avokati Xhonatan Ris në seancën e sotme foli për masakrat dhe krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ai foli për përgjegjësit kryesor të këtyre masakrave dhe krimeve që sot po bashkëpunojnë ngushte me ZPS-në.

Sipas avokatit Ris procesi gjyqësor ndaj Gucatit dhe Haradinajt po bëhet për shkak se doli në dritë bashkëpunimi i ZPS-së me personat serbë përgjegjës për masakrat në Kosovë.

“Kush do të kërkojë drejtësi për viktimat e masakrave makabre për të cilat dy oficerë ishin aktivë, jo ZPS-ja e cila kërkon të përmbushë agjendën e vet?”, pyeti avokati Ris.

Ris tha se “Milan Stojanoviq, është bashkëpunëtor i dhomave të Specializuara pavarësisht faktit se ai është përgjegjës për masakrën e Mejës në Gjakovë, ai po bashkëpunon me DHS për të gjetur prova kundër UCK-së”.

Ai gjatë seancës se sotme pyeti gjykatën se “Kush do të gjejë drejtësinë për 360 persona civilë, gra, fëmijë e foshnje të cilët u vranë dhe u dogjën brenda një shtëpie nën urdhrin e Milan Stojanoviqit?”.

Tutje avokati Ris tha se në gjykimi kundër ‘kasapit të Ballkanit’, Sllobodan Millosheviqit, dëshmitari Muharrem Ibrahimi që e mbrojti Millosheviqin, është njëri ndër 17 personat e kërkuar nga INTERPO-li për krime lufte dhe është i vetmi person që ka etni shqiptare.

Tutje Ris u ndal edhe tek një artikull tjetër me titullin “Skandaloze Gjykata Speciale kërkon material inkriminues për Adem Jasharin 17 vjet pas vdekjes së tij”.

“Në mars të vitit 1998 komandant Adem Jashari dhe 60 pjesëtarë të familjes së tij u vranë, masakra ndaj familjes së tyre u krye nga forcat policore dhe 21 vjet më vonë askush s`ka mbajtur përgjegjësinë për atë çfarë ka ndodhur, duke filluar nga policia e deri tek Sllobodan Millosheviqi, asnjë nuk është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare”, tha avokati Ris.

Më pas ai u ndal në qershorin e vitit 2015 në mesin e mijëra dokumenteve të Gjykatës Speciale ishte edhe një letër nga prokurori David Shmejndëmend i kishte kërkuar prokurorit serb Vladimir Vukseviq t’i jepte dokumente për Adem Jasharin.

“Sipas kësaj letre prokurori ndërkombëtar kishte kërkuar nga prokurori për krime lufte në Serbi dhënien e kopjeve të  dokumenteve që kishin të bënin me grupet terroriste të armatosura të kryera nga shqiptaret e Kosovës duke përmendur specifikisht emrin e Adem Jasharit”, deklaroi avokati Ris.

Sipas avokatit Ris këto dokumente do të jepeshin në gjykimin K-139/96 gjykimi K-37/97  i Gjykatës së Prishtinës kundër 10 individëve përfshirë këtu edhe Adem Jasharin.

Tutje Ris tha se ‘Shteti i Serbisë ka kryer mbi 400 masakra çnjerëzore kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, ka vrarë rreth 13 mijë civilë të pafajshëm në mesin e tyre 1 mijë e 300 fëmijë, kanë përdhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare dhe kanë dëbuar, mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës dhe kanë djegur e plaçkitur pjesën më të madhe të pronave të shqiptarëve”.

“Kërkesat e drejtësisë ndërkombëtare për të hetuar viktimat e masakrave nga regjimi serb, krimi të pazgjidhura asnjëherë janë fyerje dhe padrejtësie për vet viktimat dhe familjet e tyre dhe mbarë popullit shqiptarë… Kush do të ndajë drejtësi për vrasjen e familjes së Adem Jasharit, të vrarë në Prekaz jo ZPS-ja e cila në vend që të bëjë këtë gjë iu drejtohet këtyre agjencive që janë përgjegjëse për masakrën që të bashkëpunojë me të për të ndjekur agjendën e vet ZPS-së”, tha ai.

“Gjatë mbrojtjes sonë do të tregojmë edhe emra tjerë që ZPS-ja ka kërkuar bashkëpunim nga ta si Nebojsha Trajkoviq, i njohur si “Lutka” – zëvendësshefi i njohur Gllogocit të Njësisë së Punëve të Brendshme të Ministrisë së Sllobodan Millosheviqit, ku kanë ndodhur ekzekutime të shumta, rrahje e vjedhja në pranverë të vitit 1999 dhe Nebojsha Trajoviq është etiketuar nga Human Rigts Watch si organizuesi kryesor i shpopullimit  të fshatit Drenas në maj të vitit 1999”, tha avokati Ris.

Po ashtu avokati Ris u ndal edhe tek Bogdan Periq, i cili nga OKB-ja u etiketua si ish kryetari i Gjilanit, bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviqit, i cili ka ndihmuar regjimin Millosheviqit.

“Ne do të paraqesim prova për Borislav Radiq, Bratislav Rakiq, pjesë e mbrojtjes civile në Ferizaj, kur populli i  Kosovës ka qenë objekt i dëbimit masiv në prill të vitit 1999, bashkëpunimin e të cilit e kërkon ZPS-ja”, tha avokati Ris.

“Si shqetësimet e shprehura në këto artikuj kanë dalë në dritë që shtypi kishte dokumente të ZPS-së”, tha avokati Ris

Tutje Ris tha se Milovan Dreqan është bashkëpunëtor serb i Tribunalit të Hagës dhe kjo nuk është mënyrë për të gjetur drejtësinë, vet presidenti Vuçiq ka pranuar se forcat serbe kanë vrarë civile serbe me qëllim që faji t`i ngarkohej shqiptarëve.

Ai vazhdoi duke thënë se si mundeni ju që të pretendoni të vini drejtësinë për krimet e luftës në Kosovë me të njëjtat organe të cilët kanë vrarë civilët e tyre, për mua është plotësisht e papranueshme, tha avokati Ris.

Prokurori i Specializuar lëvdoi median në Kosovë duke i siguruar dëshmitarin civil Halil Berisha, se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe, në vlerësimin e qatë të ZPS-së, Berisha nuk kishte kryer asnjë krim dhe ne plotësisht pajtohemi me këtë, tha Ris.

Tutje ai vazhdoi se duhet krahasuar deklarata e tij me konferencat e Gucatit dhe Haradinajt, dhe ndryshe nga këta ai krijoi kopje të këtyre dokumenteve, në fund të konferencës së parë për shtyp ai kishte marrë dokumente dhe kishte kopjuar si dhe “Gazeta Infokus” kishte transmetuar këto konferenca.

Avokati Ris tha se gazetari Berisha kishte marrë rreth 1 mijë dokumente të cilat i kishte shikuar dhe kopjuar të paredaktuara, ku ashtu edhe sikur Gucati i kishte vënë këto dokumente në dispozicion katër kolegëve të vet pa asnjë redaktim.

Ndryshe nga Gucati, Berisha dhe redaktorët e tij botuan kopje në internet që t`i shikonin këto artikuj, ZPS-ja nuk ka kërkuar kurrë që të hiqeshin këto artikuj nga interneti, tha avokati Ris.

Avokati Ris tha se dëshmitari Berisha kishte botuar këta artikuj pasi sipas tij ishin në interesin publik.

Tutje avokati Ris tha se ZPS-ja i druhet konfrontimit me njerëzit e shtypit, të bashkëpunimit të ZPS-së me ata që dyshohen për vrasje, dhunime, shpopullim të detyruar të popullsisë.

Po ashtu Ris tha se ZPS-ja nuk thërret dëshmitarë nga radhët e veta për çështjen se si, kush, si ky material u lejua të kalojë nga ZPS-ja në OVL-UÇK në tre raste të ndryshme.

“Pavarësisht se ZPS-ja ka thënë publikut se dokumentet u vodhën nuk ka marrë asnjë veprim se si u vodhën këto dokumente”, tha avokati Ris.

Tutje ai tha se ZPS-ja nuk thotë asgjë për dosjen e Hagës që gazetarët e kishin marrë nga një burim në Zyrën e Prokurorisë në Hagë.

“Kur mbrojtja thotë se është një punonjës brenda ZPS-së përmes të cilit ka rrjedhur materiali në OVL-UÇK ata nuk thonë asgjë dhe nuk kërkojnë asnjë provë për ta hedhur poshtë”, vazhdoi Ris.

Ris tha se ZPS-ja asnjë herë nuk ka dhënë raport për të shfajësuar stafin e vet për rrjedhjen e dokumenteve në zyrat e OVL-UÇK-së, ata nuk mund ta bëjnë këtë sepse nuk e kanë raportin e tillë, kur nuk ka vullnet apo prirje ata të cilët nxorën në dritë bashkëpunimin e dukshëm të  ZPS-së dhe atyre që kanë kryer krimet më të rënda, ZPS-ja refuzon të vërtetën të dalë në shesh se si materiali doli nga zyrat e saj.

 

(Vazhdim – 03.12.2021 – 10:52)

Avokati Ris: Drejtësia nuk mund të arrihet përmes mekanizmave të Millosheviqit

Në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Naim Haradinaj, filloi seanca me deklaratën hyrëse të avokatit Ris mbrojtës i Hysni Gucatit.

Avokati Ris deklaratën e tij hyrëse e filloi me faktin Dhomat e Specializuara janë institucion i Republikës së Kosovës andaj edhe duhet të sillet si i tillë për të ndarë drejtësi për masakrat që kanë ndodhur në Kosovë ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Avokati Ris u ndal tek njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ZPS-së Milan Stojanoviq, i cili është përgjegjës për masakrën e Mejës në Gjakovë.

“Milan Stojanoviqi është përgjegjës për masakrën e Mejës në Kosovës, e ende është një bashkëpunëtor i ngushtë me ZPS-në, kush do të kërkojë drejtësi për personat e zhdukur në Gjakovë për shkak të Milan Stojanoviqit, jo ZPS-ja”, tha avokati Ris.

Sepse nuk është bërë as përpjekja më e vogël e ndërkombëtarëve për të zbuluar kush i ka bërë masakrat në Kosovë ndaj Adem Jasharit dhe familjes së tij, po ashtu nuk është hetuar as Muharrem Ibrahimi, vazhdoi tutje Ris.

Avokati Ris, u ndal edhe tek fakti kur Prokuroria Speciale i ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim prokurorit serb lidhur me Adem Jasharin, ndërsa nuk e ka hetuar vrasjen e Adem Jasharit dhe 60 anëtarëve të tij.

(Vazhdim – 02.12.2021 14:11)

Gjykimi kundër ish krerëve të OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nesër do të vazhdojë me deklaratën hyrëse të Gucatit

Në seancën e sotme që ishte e natyrës përgatitore u propozuan disa dëshmitarë nga ana e mbrojtjes së Gucatit dhe Haradinajt.

Por trupi gjykues sot mori 8 vendime verbale, njëri prej tyre ishte refuzimi i dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Haradinajt.

Tutje trupi gjykues lidhur me dëshmitarët D 1244, 1245, 1247, tha se është ende herët për të marrë vendim lidhur me dëgjimin e tyre.

Ndërsa në fund trupi gjykues vendosi që nesër më 3 dhjetori 2021 do të bëhet deklarata hapëse e mbrojtjes së Gucatit, ndërsa provat e dëshmisë do të bëhen më 6 dhjetor 2021.

Po ashtu mbrojtja u urdhërua që pyetjet t’i bëjnë vetëm me dokumentet që kanë të bëjnë me procesin penal, pasi që me shqetësim të madh trupi gjykues ka vërejtur se një numër i madh i dokumenteve nuk kanë të bëjnë me këtë proces penal, si çështje e  karakterit të luftës tha gjykatësi Çarls Smith II.

Ndërsa si datë e  për përmbylljes së rastit do të jetë 1 marsi 2022 tha kryetari i trupit gjykues Çarls Smith II. (Autore – Erolina Uka – KALLXO)

 

(Vazhdim – 01.11.2021 14:24)

ZPS-ja mbyll procedurën e provave në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) me parashtresën e 10 nëntorit të paraqitur nga prokurori Jack Smith ka njoftuar Dhomat e Specializuara se ka mbyllur procedurën e provave.

ZPS-ja mbylljen e procedurës së provave e ka bërë në përputhje me rregullën 129 të Rregullores së Punës para Dhomave të Specializuara.

“Sipas udhëzimit të trupit gjykues dhe në përputhje me rregullën 129 të Rregullores ZPS-ja mbyll çështjen”, thuhet në njoftimin për mbylljen e procedurës së ZPS-së.

Pas këtij njoftimi avokatët e të akuzuarve, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, brenda 10 ditësh mund të paraqesin mocione për rrëzimin e ndonjë pike të akuzës ose aktakuzës në tërësi.

 

(Vazhdimi i seancës – 08.11.2021 14:01)

Krerët e OVL-UÇK-së po japin mbrojtjen në Gjykatën Speciale

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen nga ZPS-ja për veprat penale frikësim gjatë procedurës penale, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për pengimin e personave zyrtare ne kryerjen e detyrave zyrtare.

Pasi janë dëgjuar 4 dëshmitarë dhe janë administruar provat, në seancën e sotme do të vendoset lidhur me kërkesën e ZPS-së për materialin provues.

Hysni Gucati sot deklaroi se ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër agresorit serb.

Ndonëse atij iu tërhoq vërejtja nga kryetari i trupit gjykues Çarla Smith II që mos të fliste për histori politike, ai tregoi se gjatë luftës në Kosovë ishte plagosur dhe tani është invalid.

“Në kohën e bombardimeve të NATO-s unë jam plagosur dhe sot jam invalid dhe nuk mund të eci”, th ai.

Tutje Gucati tha se nuk kishin bërë asnjë mëkat veçse kanë shfrytëzuar të drejtën e mendimit dhe shprehjes së lirë.

“Ne nuk kemi bërë asnjë mëkat, veçse kemi shfrytëzuar mendimin tonë të mendimit të lirë dhe shprehjes së lirë, vetëm gjatë majit, prillit dhe qershorit 99 janë kryer shumë masakra në Kosovë”, vazhdoi ai.

Po ashtu Gucati u ndal edhe tek vrasja e fëmijëve, zhdukjen e personave, dhunimin e grave shqiptare dhe vrasjen e civilëve nga agresori serb e për te cilët nuk ka filluar ende asnjë proces gjyqësor.

Ndërsa zëvendëskryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj deklaroi se: “Sot deklaroj para juve si qytetar krenar i Republikës së Kosovës që i është nënshtruar procesit të një prokurorie të njëanshme dhe selektive”, tha Haradinaj

“Edhe pse prokuroria nuk e meriton të jem i pranishëm në këtë sallë që t`u bëj dekorin figurativ vendosa që të vij këtu dhe të them të vërtetën, sepse sjellja e kësaj prokurorie dëshmon katërfish atë që ne kemi thënë për ta”.

Tutje Haradinaj deklaroi se: “Kushdo që ka kryer krime gjatë luftës çlirimtare të marrë dënimin e merituar”.

Po ashtu ai për dëshmitarët e këtij procesi penal tha se: “Dëshmitarët e paraqitur dëshmuan se asnjë rast nuk është ngritur për agresorin që vrau 11 mijë persona të popullit tim”, tha Haradinaj.

“Po këta bashkëpunëtorë të Millosheviqit të fshehur si kameleoni po bashkëpunojnë me ZPS-në”, tha ai.

Tutje Haradinaj tha se ka besim te ky trup gjykues për dallim nga ZPS-ja.

“Por tek ky trup gjykues kam besim që do të veprojë ndryshe, sepse e njëjta prokurori në mungesë të provave merr të dhëna nga baza në Beograd të nxjerra në kohë lufte”.

Tutje Haradinaj krahasoi ZPS-në me etuesinë dhe gjyqësinë serbe ndaj shqiptarëve e që sipas tij duhet të plotësohen 2 kushte.

“Nën një, duhet të ishim shqiptarë dhe këtë objektiv e ka edhe ZPS-ja dhe nuk duhet të pajtoheshim me robërinë dhe mundimin  për të pranuar diçka kur nuk kanë  prova”.

Tutje Haradinaj për ZPS-në tha se të vetmin burim në këtë proces gjyqësor kanë informata dhe të dhëna nga Serbia.

“I vetmi burim që keni ju janë të dhënat nga Serbia, sepse i referoheni kryesorit Milovan Drquni, si koordinator i kësaj prokurorie”, tha ai.

Po ashtu ai foli edhe për masakrën e Likocit, Qirezit, Poklekut dhe Lubeniqit.

Masakra këto mbetën të pazgjidhura e që janë të njohura nga kjo Prokurori tha Haradinaj. (Autore – Erolinda Uka)

 

(Vazhdimi i seancës – 08.11.2021) 11:50

Krerët e OVL-UÇK-së sot pritet të japin mbrojtjen në Gjykatën Speciale

Sot pritet që Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të japin mbrojtjen para  Gjykata Speciale lidhur me akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Gucati dhe Haradinaj po akuzohen nga ZPS-ja për veprat penale frikësim gjatë procedurës penale, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për pengimin e personave zyrtare ne kryerjen e detyrave zyrtare.

Pasi janë dëgjuar 4 dëshmitarë dhe janë administruar provat, në seancën e sotme do të vendoset lidhur me kërkesën e ZPS-së për materialin provues.

Pasi të vendoset lidhur me këtë kërkesë sot do të dëgjohen edhe dy të akuzuarit Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj tha kryetari i trupit gjykues Çarls Smith II. (Autore – Erolinda Uka)

(Vazhdimi i seancës – 04.11.2021) 15:20

Gjykimi ndaj Haradinajt dhe Gucatit, dëshmitari Jukiq pohon se disa dokumente nuk i janë dhënë Goodman-it

Miri Jukiq, këshilltar i zëvendësprokurorit të specializuar dhe officer i lartë për sigurimin e dëshmitarëve nga prilli i këtij viti, është dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ai në këtë seancë do të dëshmojë lidhur me njohuritë e tij për të konfirmuar, apo mohuar, nëse emrat që do të përmenden në materialet e rrjedhura në zyret e OVL- UÇK-së kanë qenë dëshmitarë që janë intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Pas prezantimit të tij lidhur me funksionin, detyrat dhe përgjegjësit e tij në ZPS, ai tregoi se kishte qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me dëshmitarët që janë pyetur, intervistuar nga ZPS-ja.

“Në ishim në kontakt të drejtpërdrejtë me dëshmitarët e Prokurorisë”, tha ai.

Tutje Jukiq foli edhe për dëshmitarë bashkëpunues të cilët sipas tij janë të gjithë ata persona që në një farë mënyrë kanë bashkëpunuar me ZPS-në për të dhënë deklaratë.

“Dëshmitarët bashkëpunues nënkuptojnë çdo person që ka dhënë deklaratë në ZPS”, tha ai.

Jukiq shpjegoi se si me disa  dëshmitarë kishin kontaktuar përmes telefonit, ndërsa të tjerëve u kishin shkuar në shtëpi.

“Shumicën prej tyre i kontaktuan përmes telefonit e disa të tjerëve u kemi shkuar në shtëpi”, tha ai

Pasi që kishin rrjedhur materialet e ZPS-së në zyret e OVL-UÇK-së, Jukiq tha se kishin filluar t’i thërrasin të gjithë ata persona që kishin dhënë dëshmi.

“Pas rrjedhjes së informacioneve ne filluam t’i thërrasim njerëzit dhe ishim përshirë tre persona në një telefonatë tha”, dëshmitari Jukiq.

Dëshmitari tregoi se biseda telefonike me këta persona kishte zgjatuar 15 minuta, por varej edhe nga rasti dhe personi me të cilin bisedonin.

“Kontaktet përmes telefonit kanë zgjatur të paktën 15 minuta”, tha ai.

Tutje dëshmitari Jukiq tregoi lidhur me një shënim zyrtar në të cilën ishte lajmëruar një dëshmitar për rrezikimin e sigurisë së familjes së tij.

Sipas një shënimi zyrtar në të cilën thuhet se një dëshmitar tha se ishte i informuar se emri i tij ishte në dokumente që ishin bërë publike nga OVL-UÇK-ja dhe mori rrethana për sigurinë e familjes së tij, pasi që njerëzit nuk e bënin dallimin në mes spiunëve dhe dëshmitarëve dhe se rrjedhja e informacionit kishte vënë në rrezik familjen e tij.

Për këtë shënim zyrtar Jukiq tha se ishte njoftuar gjatë një takimi të punës.

Ndërsa lidhur me faktin se si e konsideron ZPS-ja rrezikimin e sigurisë së dëshmitarëve, Jukiq para Dhomave të Specializuara përmendi disa rrethana.

“Për vlerësimin e rrezikshmërisë marrim parasysh disa rrethana, si vendndodhjen e dëshmitarit, nëse dëshmitari jeton në Kosovë apo jashtë, dallon nëse dëshmitari është edhe viktimë, apo vetëm dëshmitar. Pastaj nëse personi është edhe dëshmitar bashkëpunues”, tha ai.

Tutje Jukiq tha se më lehtë e kanë të ofrojnë siguri për dëshmitarët që janë në Kosovë, pasi që kanë autoritet për këtë.

“Nëse rrezikohet dëshmia e një personi që gjendet në Kosovë, është më e lehtë për ne sepse kemi njerëz e kemi të lehtë të ofrojmë siguri, ndërsa personat që jetojnë jashtë na duhet të dërgojmë kërkesa për bashkëpunim, njerëz”, tha Jukiq.

Në rastin e viktimave ata janë më të cenuar se sa dëshmitarët e tjerë, andaj merren hapa të veçantë duke u ofruar ndihmë psikologjike, profesionale për të përmirësuar gjendjen e tyre.

“Dy dëshmitarë janë zhvendosur nga vendbanimi për shkak të sigurisë të tyre, ndërsa përreth 20 dëshmitarë të tjerë kemi marrë masa të tjera sigurie”, tha Jukiq.

Ndërsa në seancën e sotme Jukiq deklaroi se kontaktet e telefonave i kishin marrë nga shërbimet e internetit dhe kompania Vala.

“Kontaktet e telefonave i kemi marrë nga burime publike, si shërbimi i internetit dhe vala”, tha Jukiq.

Pas çdo telefonate ishin mbajtur shënime zyrtare të çdo kontakti tha ai.

Sipas shkresave të lëndës, shënimeve zyrtare që u paraqitën në seancën e sotme dhe u vunë në dukje nga mbrojtja e Haradinajt, avokati Ris rezultuan se ZPS-ja kishte pasur 30 thirrje telefonike dhe takime me 10 persona.

Ndërsa për numrin e dëshmitarëve të ngjarjes së 20 shtatorit dëshmitari Jukiq tha se numri i saktë i tyre gjendet në Zylab.

Ndonëse telefonatat e kontakteve kishin zgjatur nga 15-20 minuta, për një ditë ishin bërë vetëm 10 telefonata, pohoi dëshmitari Jukiq.

Tutje dëshmitari u pyet lidhur me datat e përpilimit të shënimeve zyrtare dhe futjen e tyre në Zylab.

Dëshmitari Jukiq u pyet përse dokumentet e kontakteve të dëshmitarëve nuk i ishin dërguar prokurorit britanik, Martin Goodman.

Ndërsa për shënimin zyrtar për kontaktin e datës 13 shtator 2020, dëshmitari Jukiq tha se ia kishte dërguar Goodman-it në mënyrë të sigurtë.

“Shënimet zyrtare ia kam dërguar shefit të ekipit dhe ishte detyrë e tij t’i dërgonte aty ku duhej, tha ai. “Sepse nuk kemi punuar në zyrë për shkak të pandemisë”, shtoi Jukiq.

Ndërsa për dokumentet e datës 25 shtator të cilat ishin futur në Zylab me datën 15 shkurt 2021 Jukiq tha se nuk i ishin dërguar Martin Goodman-it për shkak të gjendjes së pandemisë.

Këto dokumente sipas elaboratit të avokatit Ris, përmbanin të dhënat nga kontaktet të cilat thonin se nuk ishin ndjerë të kërcënuar.

Po ashtu edhe dokumentet me numër 084303,  p130, që përmbanin kontakt të drejtpërdrejtë mes dëshmitarit Jukiq  dhe një personi më 3 tetor 2020,  në këtë takim personi kishte deklaruar se nuk kishte marrë kërcënim të drejtpërdrejtë, por kishte dëgjuar fjalë, thashetheme dhe këto dokumente nuk i ishin dorëzuar Goodman-it për shkak se ai nuk gjendej në zyrë sipas Jukiq-it. (Autore – Erolinda Uka)

(Vazhdimi i seancës – 28.10.2021) 12:03

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt kundërshtojnë pranimin e deklaratës së Pumper si provë

Në seancën e sotme të gjykimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, u dhanë kundërshtimet për pranimin e provave në këtë proces gjyqësor.

Këto kundërshtime u paraqitën nga mbrojtja e Gucatit, avokati Xhonathan Ris dhe mbrojtja e Haradinajt avokati Toby Cadman.

Avokati Ris deklaroi se i kundërshton deklaratat dhe shënimet e saj zyrtare të dëshmitares Zenka Pumper.

“Nëse dëshmia e saj gojore pranohet, ne do kundërshtojmë që të pranohen si prova materiale dokumentet”, tha Ris.

Në këtë proces gjyqësor deri më tani janë dëgjuar dy dëshmitarë, Zenka Pumper, hetuese në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Halil Berisha, ish gazetar i gazetës Infokus. (AUTORE – EROLINDA UKA)

 

(Vazhdimi i seancës – 27.10.2021) 14:10

Halil Berisha, ish gazetar në Infokus, po vazhdon dhënien e dëshmisë para Dhomave të Specializuara

Ai foli për qëllimin e raportimit të përmbajtjes së këtyre materialeve.

Sipas Berishës nga ato dokumente del në pah bashkëpunimi i hetuesve të ZPS me zyrtarët serbë.

“Tutje në  këto korrespodenca (shkrime) nuk ka shkruar se ishin konfidenciale dhe ne kemi raportuar pasi që ishte në interes të publikut për të ditur se për çfarë po bëhej fjalë në ato korrespodenca”, tha ai.

“Qytetarëve të Kosovës iu ka interesu me ditë për çfarë bëhet fjalë në ato dokumente dhe ne kemi raportuar duke e ruajtur autenticitetin dhe konfidencilaitetin e tyre”, tha ai.

Milovan Dreqan dhe Vukçeviq, ishin zyrtarë të lartë dhe shefa të Task Forcës iu kërkonin fakte të ndryshme për dhënien e dëshmive të njerëzve në Serbi”, vazhdoi tutje.

“Si media misioni ynë është raportimi  i së vërtetës dhe ne kemi raportuar lidhur me këtë gjë”, tha Berisha.

Ndërsa lidhur me artikullin e datës 24 shtator, Berisha deklaroi se përmban deklaratën faktike në mes zyrtarit të ZPS-së dhe zyrtarit Vukçeviq

“Artikulli i datës 24 shtator përmban deklaratën faktike në mes zyrtarit të ZPS-së dhe Vukçeviqit”, tha dëshmitari.

Ndërsa për dokumentin e datës 17 nëntor 2019, me përmbajtjen e njoftimit të komunitetit për ‘Kosovën dhe Metohinë’ se është formuar një grup punues për të mbledhur informata për krimet që janë bërë ndaj popullatës serbe dhe komuniteteve të tjera, dëshmitari deklaroi se: “Këtë dokument e kemi publikuar pasi që në atë kohë është përmendur aktakuza për presidentin Thaçi dhe të tjerët, por asnjëherë nuk është përmendur që po kërkohen prova për heroin e Kosovës, Adem Jasharin për terrorizëm pasi që Adem Jashari në atë kohë  ka qenë i vdekur, pasi e kishin vrarë forcat serbe, sepse  ka qenë në interes për popullin e  Kosovës,  i cili ka pritur që të mblidhet informacion se kush e ka vrarë Adem Jasharin dhe jo informacione për Adem Jasharin”, tha ai.

(AUTORE: EROLINDA UKA)

 

(Vazhdimi i seancës – 27.10.2021) 12:59

Dëshmitari Halil Berisha flet në Gjykatën Speciale në prani të avokatit Arianit Koci

Në gjykimin kundër krerëve të OVL-UÇK Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, po jep dëshminë dëshmitari i dytë në këtë proces gjyqësor, gazetari Halil Berisha.

Dëshmitari Berisha ka vendosur që dëshminë ta vazhdojë në praninë e avokatit të tij Arianit Koci.

Berisha po merret në pyetje për artikujt që i kishte shkruar sa ishte gazetar në gazetën Infokus lidhur me materialet e rrjedhura nga OVL-UÇK.

Berisha pohoi se nga dosjet që kishin marrë në OVL-UÇK, kishin bërë rreth dhjetë artikuj.

Ai u pyet për disa nga këta artikuj që ishin të redaktuar për publikun për të cilat ai tha se disa të dhëna në këto artikuj nuk i kishin zbuluar për shkak se nuk ishin të sigurt rreth autetnticitetit dhe konfidencialitetit të tyre.

“Sepse kemi pas dyshime për autenticitetin dhe konfidencialitetin e tyre, kemi vendos që çdo informatë që është e ndjeshme mos me e publike”, tha ai.

Për artikullin e botuat të datës 9 shtator 2020, i cili përshkuan se ZPS nuk ka koment për dosjet e marra në OVL-UÇK, Berisha tha se nuk i kujtohet autori se kush e kishte shkruar atë pasi emri i autorit nuk është shënuar në artikull.

Në këtë artikull përshkruhet se zyrtarët e ZPS-së i kanë marrë dosjet që i kanë poseduar infokus.

Të gjithë artikujt e këtë portal kanë qenë të vërtetë pa devijime, tha dëshmitari Berisha.

Ai deklaroi se nuk kishte raportuar në ndonjë artikull se ZPS-ja i kishte dhënë ndonjë material për publikim.

“Jo na nuk kemi raportu nëse ZPS i ka dhënë gazetës infokus dokumente”, tha Berisha.

Autore: Erolinda Uka

 

Gazetari i Infokus para Gjykatës Speciale: Nuk jam i lumtur të dëshmoj para juve, por jam i obliguar

“Nuk jam shumë i lumtur që kam me dëshmu para juve, por kjo nuk më pengon që ta them të vërtetën, por jam i obliguar”, tha dëshmitari Halil Berisha, gazetar dhe redaktor në gazetën Infokus.

Berisha sot po dëshmon në gjykimin kundër krerëve të OVL-UÇK-së.

Halili tha se  ishte i pranishëm në  konferencën e 7 shtatorit 2020 në zyrën e OVL-së,  për këtë konferencë ishte njoftuar nga një koleg i tij.

Dëshmitari Halili tha se kishte kontaktuar më pas Haradinajn për të vërtetuar nëse do të mbahej konferencë për media, i cili i kishte thënë se do japin një njoftim publik.

“Në fillim kur kam mbrri unë nuk ka qenë asnjë gazetarë aty tha dëshmitari”, ndërsa tha se gjatë konferencës mund të kenë qenë 10 gazetarë.

“Përveç Infokus, në koferencë kanë qenë edhe mediat si KosovaPress, Ekonomia Online dhe një ekip prej  Kallxo.com”, tha Berisha.

“Në këtë konferencë kanë foluar Nasim Haradinaj dhe Gucati, për dokumnetet që i kishte sjellë në zyrën e OVL-së një person i panjohur”.

“Ata kishin thënë se dokumnetet ishin sjellë në mëngjes dhe po i prezantojnë për mediat”.

“Këto dokumente thuhej se ishin prej Gjykatës Speciale”, vazhdoi tutje dëshmitari Halili.

“Konferneca për shtyp ka qenë e mbyllur dhe në jemi afruar me i fotografu dokumnetet për shkak të dhënave që na janë nevojitur, numri i dokumenteve ishte i madh, andaj edhe e kam kërku një pjesë të tyre”, tha dëshmitari Berisha.

(AUTORE: EROLINDA UKA)

 

(Vazhdimi i seancës – 26.10.2021) 14:39

Hetuesja Pumper përfundoi dhënien e dëshmisë në gjykimin kundër krerëve të OVL-UÇK-së në Hagë

Zenka Pumper hetuese e ZPS-së në cilësinë e dëshmitares në ditën e fundit të dëshmisë u mor në pyetje nga mbrojtja e Haradinajt, avokati Tody Kodman.

Hetuesja Pumper tha se nuk e dinte nëse materiali për çka akuzohen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kishte rrjedhë nga ndonjë zyrtar i ZPS-së

Pumper edhe sot u mor në pyetje lidhur me punën e saj si hetuese në çështjen penale ndaj Gucatit dhe Haradinajt.

Pumper ishte koordinatore e hetimit gjatë kontrollimit dhe sekuestrimit të materialit në ndërtesën e OVL- UÇK-së në shtator të vitit 2020.

Dëshmitarja Pumper sot deklaroi se ishte çështja e parë në 20 vjet që kishte marrë pjesë në gjykim pasi më parë kishte punuar në çështje penale vetëm deri në ngritjen e aktakuzës.

Hetimi në çështjen penale ndaj Gucatit dhe Haradinaj i ishte ndarë si detyrë nga prokurorja Valeria Boliqi.

Pumper tha kishte pranuar udhëzime verbale dhe një e-mail për koordinimin e hetimit, kontrollit dhe sekuestrimit të materialit që kishte rrjedhur në OVL.

E lidhur me operacionin e kontrollit dhe sekuestrimit të materialeve në ndërtesën e OVL- UÇK-së nuk kishte qenë prezent Nasim Haradinaj, pohoi dëshmitarja Pumper.

Lidhur me numrin e personave që kishin marrë pjesë në kryerjen e kontrollit dhe sekuestrimit të materialit në OVL-UÇK, ajo tha se kishin qenë 9 persona.

“Nuk e mbaj mend numrin e saktë, por kemi qenë 9 vetë që e kemi kryer kontrollin në OVL-UÇK”, tha Pumper.

Asaj nuk iu kujtua se sa dhoma kishin kontrolluar, por tha se ishin dy kate të ndërtesës që kishin kontrolluar.

“Kanë qenë 2 kate të ndërtesës për kontroll, por sa dhoma kemi kontrolluar, s’mund të them“, tha ajo.

Pumper tregoi se Faton Klinkau i cili ishte përfaqësues i OVL-së e kishte thyer njërën nga dyert e cila ishte e mbyllur me çelës.

“Faton Klinaku e theu derën e mbyllur, ndonëse unë kam kërkuar të hapej me çelës”, tha ajo.

Pumper tregoi se gjatë kontrollimit dhe sekuestrimit të materialit, prezent kanë qenë avokati Tom Gashi si përfaqësues ligjor i OVL-UÇK-së, një vëzhgues i pavarur dhe se ata nuk kanë pasur asnjë vërejtje lidhur me këtë operacion.

“Me aq sa mbaj mend unë Tom Gashi ishte përfaqësues ligjor i OVL dhe ai ishte gjatë gjithë ditës në OVL, po ashtu prezent ishte edhe një vëzhgues i pavarur”, tha ajo.

Ajo tha se materialet e sekuestruara në OVL-UÇK ishin ndarë në 3 paketa.

E për paketën e tretë dëshmitarja Pumper tha se ia kishte dhënë një oficeri të ZPS-së materialin e së cilën e kishte kërkuar më vonë në sistemin ZYlab të ZPS-së.

Pumper gjithashtu deklaroi se puna e saj pas sekuestrimit të materialit, ishte shqyrtimi i tij dhe nxjerrja e një vendimi nëse ky material ishte pjesë e ZPS-së dhe natyrën e tij nëse ishte konfidencial.

Pas datës 7 shtator 2020, është bërë takimi nga kryeprokurori lidhur me rastin e rrjedhës së materialit në OVL-UÇK dhe menjëherë u bënë disa ndryshime në procedurën e sigurisë”, tha Pumper.

Po ashtu ajo pohoi se nga shtatori deri në dhjetor të 2020 nga zyra e ZPS ishin larguar25 punonjës e disa të tjerëve u kishte mbaruar mandati.

Dëshmitarja Pumper gjithashtu u pyet nëse kishte kryer hetime se si kishin rrjedhur materialet në zyrat e OVL-së e lidhur me këtë ajo tha se nuk ishte e përfshirë në këtë pjesë të hetimit.

“Nuk jam përfshirë ne hetimin se si rrodhi materiali”, tha dëshmitarja Pumper.

Pumper u pyet nga trupi gjykues nëse kishte njohuri se dikush prej zyrtarëve të ZPS-së i kishte dhënë OVL-së materialet për të cilat po akuzohet Gucati e Haradinaj.

“Unë nuk kam asnjë informacion se ndonjë person mund të ketë vepruar nën udhëzimin e ZPS-së e që mund t’i ketë dhënë materialin OVL-së”, tha Pumper në Gjykatën Speciale.

Po ashtu ajo deklaroi se nuk ka informacion nëse ZPS-ja e ka përjashtuar nga puna ndonjë zyrtar pas rrjedhës së materialit.

“Nuk kam këtë informacion nëse ka përjashtuar ZPS-ja ndonjë person nga puna pas rrjedhës së informacionit”, tha Pumper.

Autore: Erolinda Uka

 

Dëshmitarja Pomper: Nuk e di kush i klasifikoi materialet si konfidenciale

(Vazhdimi i seancës – 21.10.2021) 14:02

Zenka Pumper hetuese në personelin e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar po vazhdon për të katërtën ditë dhënien e dëshmisë së saj në gjykimin kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Pumper në cilësinë e dëshmitares para Dhomave të Specializuara po rrëfen punën e saj si hetuese në kontrollimin dhe shqyrtimin e materialit në çështjen penale kundër dy të pandehurve.

Gucati dhe Haradinaj po akuzohen për nxjerrjen dhe bërjen publike të dokumenteve të klasifikuara të Zyrës së Prokurorisë Speciale. Ky material për të cilin po akuzohen dy ish krerët e Organizatave të Luftës së UÇK-së, është i ndarë në 3 paketa.

Pumper sot u mor në pyetje nga mbrojtja e Gucatit lidhur me materialet e paketës numër 2.

Ajo shpjegoi se materialet e paketës numër 2 janë aktgjykime në gjuhën serbe.

Pumper pohoi se shumica e materialeve nga paketa numër 2 ishin aktgjykime që s’kanë ndonjë emblemë të Zyrës se Prokurorit të Specializuar ose të Task Forcës Hetimore Speciale.

Ajo pohoi se dokumentet në paketën numër 2, nuk janë konfidenciale dhe janë të kopjuara.

Pumper për dokumentin që është pjesë e paketës numër 2 e që ka përmbajtjen e kërkesës së prokurorit serb për krime lufte, deklaroi se gjatë kërkimit të saj në sistemin ‘ZYlab’ nuk e kishte gjetur.

“Këtë dokument nuk e kishim në bazat e të dhënave tona, dhe nuk e kam gjetur kur e kam kërkuar”, tha ajo.

E pyetur nga avokati Ris, mbrojtës i të akuzuarit Gucati nëse materialet e paketës numër 2 ishin të kopjuara nga paketa numër 1, Pumper deklaroi se këtë nuk mund ta thotë.

“Nuk e them dot nëse dokumentet e paketës së 2 janë kopjuar nga paketa numër 1”, tha dëshmitarja Pumper.

Ajo u pyet edhe lidhur me materialin e paketës numër 3 nëse ky materiali ishte konfidencial dhe kush e kishte bërë klasifikimin e tillë.

Pumper deklaroi se nuk e dinte.

“Nuk e di kush i ka klasifikuar dokumentet nga paketa numër 3 si material konfidencial”, tha ajo.

Lidhur me dokumentet nga paketa numër 3, po përmenden emrat e pesë personave për të cilët po flitet në seancë private.

​Në fund të dëshmisë trupi gjykues do të vendos për provat e ofruara nga dëshmitarja Pumper.

Autore: Erolinda Uka 

Dëshmitarja në rastin Gucati e Haradinaj: I kam parë dokumentet konfidenciale, por nuk e kam bërë riklasifikimin apo deklasifikimin e tyre

(Vazhdimi i seancës – 20.10.2021) 15:15

Dëshmitarja Zenka Pumper, po vazhdon të merret në pyetje nga mbrojtja e Hysni Gucatit për punën e saj, më saktësisht se si i ka analizuar materialet provuese për të cilat po akuzohen Gucati e Nasim Haradinaj.

Ajo deklaratën e saj e vazhdoi duke thënë se paketa numër 1 e dokumenteve përfshin kërkesa konfidenciale për ndihmë nga autoritet serbe.

E pyetur se si e dinte ajo se këto dokumente ishin konfidenciale, Pumper tha se ashtu shkruante në dokumentet të cilat ishin në gjuhën serbe.

Pepmer tha se për përkthimin e atyre dokumenteve që ishin në gjuhën serbe kanë mbajtur shënime të cilat janë në bazën e të dhënave në DTT.

Ajo tha se nuk ka shqyrtuar kërkesa për konfidencilaitet si dhe nuk ka bërë riklasifikimin apo deklasifikimin e këtyre dokumenteve.

Dëshmitarja Pumper tha se e kishte pyetur prokuroren Valeria Boliq nëse ndonjëri prej këtyre dokumenteve ishte bërë publik edhe pse asnjëherë dokumentet nga prokurorja nuk janë bërë publike.

“E pyeta prokuroren Boliq nëse ajo kishte dijeni nëse ndonjë prej këtyre dokumente ishte bërë publik”, tha Pumper.

E lidhur me këto dokumente ajo u ndal të emri Vladimir Vuçeviq i cili ishte kryeinspektor serb.

“E kam kontrolluar emrin Vladimir Vuçeviq dhe ai nuk është pjesë e dokumentit konfidencial”, tha Pumper.

Ndërsa lidhur me emrat e katër personave të tjerë që ndodheshin nëpër dokumente u diskutua në seancë private.

Autore: Erolinda Uka

(Vazhdimi i seancës – 20.10.2021)

Dëshmitarja Zenka Pumper për të tretën ditë po jep dëshminë në Dhomat e Specializuara në gjykimin kundër Hysni  Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Sot ajo po merret në pyetje nga mbrojtja e Gucatit, avokati Xhonathan Ris.

Pumper edhe sot deklaroi se në kompetencën e saj si hetuese është analizimi dhe raportimi i provave.

E lidhur me raportimin e provave Pumper deklaroi se janë disa sisteme kompjuterike si ZYlab, DTT, CMU, GWL, në të cilat sistemohet materiali provues.

“ZYlab-i është baza jonë e të dhënave, ku ruhen dokumentet tona”, tha Pumper.

Ndërsa “DTT- është bazë e të dhënave që kemi ne përmes së cilës bëjmë kërkime brenda sistemin tonë, ky është sistem i veçantë i dosjeve ku kemi draft dokumentet e punës dhe nuk kanë ERN”, tha ajo.

Pumper tregoi se provat i ruajnë në sistemin  ZYLAB, ndërsa në  DTT – draft dokumentet e papërfunduara të cilat nuk kanë ERN.

Tutje Pumper tha se “në GWL është lista globale e dëshmitarëve e cila nuk gjendet në ZYlab, ndërsa CMU- është sistemi i menaxhimit të provave”.

Lidhur me shkurtesën “REf” Pumper tha se janë  dokumentet  e dorëzuar në OVL-UÇK, një grup dokumentesh të printuara dhe nuk e dimë se sa faqe ishte grupi i dokumenteve dhe çfarë përgjigje kishin këto dokumente. Dokumenti i datës 8 shtator nuk na ndihmon të kuptojmë se çfarë lloj dokumentesh ishin ato. Pas kontrollit që u bë në OVL-UÇK kam bërë shqyrtimin e dokumente të paketës numër 1, nuk e mbaj mend datën, por pak kohë pas kontrollit të bërë më 25 shtator. Paketa numër 1 përfshin kërkesa konfidenciale për ndihmë nga autoritet serbe. Për  përkthimin e dokumenteve që ishin në gjuhën serbe ne mbajtëm shënime dhe janë në bazën e të dhënave DTT dhe nuk kanë as vulë”, tha dëshmitarja.

Autore: Erolinda Uka

Në gjykimin kundër Gucatit e Haradinajt, po vazhdon dëshminë hetuesja Zenka Pumper

Pumper sot po deklaron lidhur me dokumentet e dosjes së materialit numër 3. Dokumentet e paketës 3 nuk kanë përmbajtur kutinë e zezë për redaktimin e dokumenteve.

Pumper deklaroi se dokumentet me  numër ERN 00222289-002297 janë nënndarja e 50-të e dosjes, ndërsa dokumentet me SPOE 2223330-222330 janë ndarja e 51-të e paketës së tretë dhe nuk i kujtohet nëse ishin të redaktuara këto faqe.

Po ashtu Pumper, lidhur me dokumentet me numër SPO 00623-00623RED 222433RED tha se janë ndarja e 52-të e dosjes së paketës numër 3 dhe se kishte parë vetëm versionin e paredaktuar të tyre.

Ndërsa lidhur me  dokumentet me numër SPOE 0022442RED, ajo tha se janë nënndarja e 54-të e paketës numër 3.

Për dokumentet SPO 00221078-00221078RED Pumper tha se janë nënndarja e 55-të e dosjes dhe se kishte parë vetëm versionin e paredaktuar të tyre.

Pumper tutje deklaroi se materiali nga paketa numër 3 përfshinte referencat e intervistave të dëshmitarëve, emrat e dëshmitarëve, datat e intervistave të marra nga THS ose ZPS.

Paketa numër 2 përmbante referenca të intervistave të dëshmitarëve të marra nga autoritetet e tjera të prokurorisë apo gjyqësisë deklaroi Pumper.

Autore: Erolinda Uka

 

Dëshmitarja e Prokurorisë në rastin Gucati e Haradinaj, flet për dokumentet e shpërndara nga OVL e UÇK-së (18.10.2021) 14:45

Kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga Gjykata Speciale në Hagë, sot u dëgjua dëshmitarja Zenka Pumper e cila është hetuese në kuadër të Zyrës se Prokurorisë së Specializuar. Ajo foli për dokumentet e kësaj Gjykate, të cilit kishin shkuar në zyrët e OVL në Prishtinë e më pas ishin shfaqur për publikun, për çka edhe po akuzohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, drejtues të OVL të UÇK-së.

Dëshmitarja Pumper, foli për hetimin e materialit të sekuestruar në zyrat e OVL-së në shtator të vitit 2020.

Pumper tha se “Paketa 1 është sekuestruar më 7 shtator ndërsa me datën 8 na u dha paketa e katër kurse me datën 22 shtator u sekuestrua paketa numër 3”.

Ajo tha se kishte përgatitur deklarata e raporte lidhur me punën e saj si hetuese në kuadër të ZPS-së.

Pumper u pyet nga prokurorja e specializuar nëse mund të identifikonte disa dokumente?

“Unë e identifikova dokumentin me shifrën 08195, e kam shkruar këtë dokument, dhe në faqen e 12 është nënshkrimi im dhe lidhur me këtë deklaratë kam bërë përmirësim”, tha ajo

Pumper tha se ky dokument shtjellon disa prej korrigjimeve që ka bërë në lidhje me deklaratat e dokumentit të datës 29 tetor 2020.

“Këto korrigjime dhe qartësime janë reflektuar në deklaratën e nënshkruar me 14 tetor”, vazhdoi ajo.

Ndërsa për dokumentet me numrin ERN 091927-091930, dëshmitarja Pupmer deklaroi se këto dokumente janë shkruar dhe nënshkruar nga vet ajo.

Kurse për dokumentin numër ERN09532 të datës 7 maj 2020, Pumper deklaroi se ajo e ka shkruar dhe nënshkruar këtë dokument por nuk ka bërë korrigjime në të.

Njëjtë u deklarua edhe për dokumentet me numër ERN 095603-095653 të datës 7 maj 2021, të njëjtat janë shkruar dhe nënshkruar nga dëshmitarja por nuk është janë korrigjuar.

Prokurorja e specializuar Valeria Boliq, kërkoi nga gjykata të pranohen si prova materiale dokumentet e lartcekura që përbejnë këto deklarata sipas rregullave 154.

Gjatë dëshmisë së saj Pumper erdhi deri te përmbajtja e materialit të paketës numër 1 e cila ishte sekuestruar më 8 shtator 2020 në zyrat e OVL-së.

“Procesi i dorëzimit është i thjeshtë, regjistrohemi në sistemin elektronik, japim hollësi se kush e dorëzon dokumentin, japim një përshkrim të shkurtër se çfarë përmban dokumenti, e printojmë dokumentin në fjalë dhe i dorëzojmë të dyja, e regjistrojmë atë në mënyrë elektronike i cili merr numër të veçantë, pas printimit dokumentin e skanojmë dhe e ngarkojmë përsëri në sistem”, shpjegoi Pumper.

Numri i referencave të provave (ERN) dokumenteve, shënohet në secilin dokument, nënvizoi ajo.

Pumper iu prezantua një material për të cilën deklaroi se “Lënda është sekuestrimi i dokumenteve nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, autori i këtij dokumenti është oficeri i sigurisë operacionale në personelin e ZPS-së më 8 shtator 2020”.

Ajo tha se me oficerin e sigurisë operacionale kishte biseduar për ndarjen e materialit.

“Unë e kam pyetur vetëm nëse provat e sekuestruara i ka vendosur në një qese apo dy qese”, tha Pumper.

Tutje ajo shtoi se “në atë moment është hartuar dokumenti lidhur me dorëzimin e sendeve të sekuestruara”.

Po ashtu Pumper tha se personi që kishte dorëzuar materialin e sekuestruar nga ZPS-ja ishte Faton Klinaku.

“Faton Klinaku është personi nga OVL që i ka dorëzuar sendet e sekuestruara oficerit i sigurisë operacionale në personelin e ZPS-së më 8 shtator 2020”, tha ajo.

E më pas dëshmitares Pumper iu prezantuan disa dokumente për të cilat konfirmoi se i kishte marrë nga Faton Klinaku.

“Lidhur me dokumentin numër ERN 081340, ky dokument më duket shënim i dhënë nga Faton Klinaku i datës 8 shtator 2020, ishte faqja e fundit e paketës 1”, tha ajo.

Ndërsa për dokumentin ERN-080449 dëshmitarja tha se ishte faqja e parë e paketës 1.

Prokurorja e specializuar Boliq, kërkoi nga trupi gjykues që të pranohet si provë materiale dokumenti i lartcekur.

Dëshmitarja Pumper shpjegoi se çfarë përmbante paketa numër 1.

“Një pjesë e madhe e paktës 1 janë kërkesa për ndihmë të task-forcës së prokurorit serb për krimet e luftës”, tha ajo.

“Kutia e parë kishte kërkesa për ndihmë të prokurorit serb drejtuar policisë për sigurimin e dëshmitarëve dhe provave për krime luftë”, shtoi Pumper.

Lidhur me pyetjet e tjera rreth këtij materiali nga paketa e parë, përgjigjet u dëgjuan në seancë private.

“Dokumenti ERN080464 është informacion që ka të bëje me emrat e dëshmitarëve të mundeshim”, tha dëshmitarja Pumper.

Më tej ajo foli se si kishte konstatuar se ai dokument përmbante emra të dëshmitarëve të mundshëm të ZPS-së.

“Unë e kam shqyrtuar kërkesën për koordinim dhe e kam kërkuar të paktën një emër për të përcaktuar nëse ky person ishte në listën globale të dëshmitarëve nëse ky person ishte intervistuar apo kishte dëshmuar, dhe më pas kam mbajtur shënim në kolonën nëse personi i tillë ishte dëshmitar”, tha ajo.

Pumper tha gjithashtu se “Dokumenti ERN 095538 është kërkesa për koordinim me numra 95 dhe 96 i ka dy faqe, kjo kërkesë ka përfshirë listën bashkëlidhëse me emrat e dëshmitarëve me natyrë konfidenciale”.

“Shtojca nr.2 e paketës nr.1, përbëjnë udhëzimet për informacionin konfidencial lidhur me paketën numër 1”, shpjegoi ajo.

Pumper vazhdoi të shpjegonte edhe përmbajtjen e dokumentit tjetër që përfshin një numër dëshmitarësh të intervistuar në Serbi.

“Dokumenti ERN081083, ka të bëjë me një listë dëshmitaresh të intervistuar në Serbi në vitin 2014”, tha ajo.

“Ndërsa dokumenti me numër ERN081031 është nënndarja e 18-të e dosjes, është pjesë e paketës numër 1”, tha Pumper, duke shtuar se dokumenti i datës 29.10.2020 me ERN084015 përmban titullin profesional të dëshmitarit”, tha Pumper në seancën e sotme.

Po ashtu Pumper deklaroi se “Këto dokumente janë në gjuhen serbe”.

Autore: Erolinda Uka 

 

Gucatit i lëshohet në gjykim video ku deklaron se është i gatshëm t’i mbajë 5 vjet burg për publikimin e dosjeve (07.10.2021) 13:40

Në fjalën hyrëse prokurori i specializuar deklaroi se, me datën 6 shtator 2020, një person shkon në OVL me disa kuti të cilat i la në korridor dhe u largua, i akuzuari Haradinaj organizuan e konferencën e dytë për medie për të hapur materialin e marrë nga personin i paidentifikuar.

Ne këto materiale ishin emrat e dëshmitarëve të Dhomave të Specializuara, tha prokurorja e specializuar.

Ajo vazhdoi se ishte detyra e tij dhe e OVL-UÇK do të diskreditonte punën e Gjykatës Speciale dhe se të gjitha këto veprime kishin qëllim ndalimin dhe dëmtimin e punës së ZPS-së, shtoi prokurorja e specializuar.

Në gjykatë u lëshua edhe një video-intervistë ku dëgjohet Nasim Haradinaj duke thënë se “me mujt për 5 minuta e shpërbëjmë atë gjykatë”

Gucati dëgjohet në video tek thotë se ishte i gatshëm t’i mbante 5 vjet burgim për publikimin e këtyre dosjeve konfidenciale.

Haradinaj dhe Gucati kishin dalë para Dhomave të Specializuara në kohën kur ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë.

Ata po qëndrojnë në masën e paraburgimit që nga koha kur ishin arrestuar në Kosovë.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Autore: Erolinda Uka

Prokurorja e specializuar thotë për Gucatin se ishte detyra e tij dhe e OVL-së të diskreditonin punën e Gjykatës Speciale (7 tetor 2021), 13:10

Në fjalën hyrëse prokurorja e specializuar deklaroi se, me datën 6 shtator 2020, një person shkon në OVL me disa kuti të cilat i la në korridor dhe largohet. Më pas, i akuzuari Haradinaj organizuan e konferencën e dytë për medie për të hapur materialin e marrë nga personi i paidentifikuar.

“Në këto materiale ishin emrat e dëshmitarëve të Dhomave të Specializuara”, tha prokurorja e specializuar, duke konsideruar se “ishte detyra e tij dhe e OVL-UCK do të diskreditonin punën e Gjykatës Speciale”.

Të gjitha këto veprime kanë për qëllim ndalimin dhe dëmtimin e punës së ZPS-së, shtoi ajo, ndërsa në gjykatë u lëshua edhe një video-intervistë ku dëgjohet Hysni Gucati duke thënë se “se qejfi jem është me ndalu punën e asaj gjykate”.

Në këtë video dëgjohet Gucati duke thënë se dosjet e demaskojnë Gjykatën Speciale.

“Këto dosje e demaskojnë gjykatën se është e ngritur mbi të dhënat e kriminelëve, gjakpirësve, o budallë o spiuna të lem, se kurrë në botë nuk mbahet mend që dikush e mbron spiunin pasi e ka shfrytëzu”.

Haradinaj dhe Gucati kishin dalë para Dhomave të Specializuara në kohën kur ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë.

Ata po qëndrojnë në masën e paraburgimit që nga koha kur ishin arrestuar në Kosovë.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Autore: Erolinda Uka 

Gucati e Haradinaj deklarohen për aktakuzën që rëndon mbi ta (7 tetor 2021), 12:03

 

Aktakuza ndaj Gucatit dhe Haradinajt u lexua e paredaktuar në seancë private për publikun.

Gucati dhe Haradinaj po përballen me prokurorët Jack Smith, James Spaq, Valeria Brouviqi.

Hysni Gucati para Dhomave të Specializuara deklaroi se “i pafajshëm jam plotësisht”.

Ndërsa Nasim Haradinaj deklaroi se “atë që e lexuat e dëgjova”.

Nasim Haradinaj – 07.10.2021
Hysni Gucati – 07.10.2021

Haradinaj dhe Gucati kishin dalë para Dhomave të Specializuara në kohën kur ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë.

Ata po qëndrojnë në masën e paraburgimit që nga koha kur ishin arrestuar në Kosovë.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

 

Aktakuza ndaj Gucatit dhe Haradinajt po lexohet në seancë private (Tet 7, 2021 at 10:42)

Gjykimi ndaj ish krerëve të OVL – UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ka filluar sot në  Gjykatën Speciale.

Aktakuza ndaj Gucatit dhe Haradinaj po lexohet e paredaktuar në seancë private për publikun.

Gucati dhe Haradinaj do të përballen me prokurorët Jack Smith, James Spaq, Valeria Brouviqi.

Haradinaj dhe Gucati kishin dalë para Dhomave të Specializuara në kohën kur ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë.

Ata po qëndrojnë në masën e paraburgimit që nga koha kur ishin arrestuar në Kosovë.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

 

Publikohet versioni final i aktakuzës ndaj Gucatit dhe Haradinajt, përmenden edhe Tomë Gashi dhe Faton Klinaku (06 tetor 2021 – ora 14:36)

Pak ditë para se zyrtarisht të fillojë procesi gjyqësor në rastin Gucati dhe Haradinaj, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka publikuar aktakuzën finale ndaj dy krerëve të OVL-UÇK-së.

Risi e kësaj aktakuze është përmendja e emrave të Faton Klinakut dhe avokatit Tomë Gashi në këtë rast.

Sipas prokurorit të Specializuar më datë 7 dhe 25 shtator të  vitit 2020, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Faton Klinaku dhe Tomë Gashi shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial të hetimeve të Speciales dhe inkurajuan të tjerët të përhapin më tej këto informacione konfidenciale.

Mirëpo ndonëse përmenden në aktakuzë Klinaku dhe Gashi nuk janë të akuzuar, ndërsa procedura zhvillohet vetëm ndaj dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Lidhur me emrin e tij në aktakuzë, avokati Tomë Gashi deklaroj se do të deshironte të akuzohej edhe ai në këtë rast dhe se nuk e dinë se pse nuk po akuzohet.

“Mirë ish kanë me na akzuu edhe mu dhe Fatonin po nuk po dojnë, nuk e di pse. Na vet spo mundemi me shku në atë Gjykatë raciste speciale”, tha Gashi.

Kurse Klinaku nuk pranoj të prononcohet pa i parë zhvillimet nesër.

Gucaku dhe Haradinaj pritet që nga nesër të gjykohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, kanosje gjatë procedurës penale, hakmarrje dhe shkelja e fshehtësisë së procedurave përmes zbulimi i identiteteve dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur.

Sipas zyrës së prokurorit të specializuar Gucati dhe Haradinaj duke e shfrytëzuar pozitën e tyre organizuan konferenca për shtyp në të cilat i vunë në dispozicion për shtypin të dhënat konfidenciale të hetimeve të speciales duke përfshirë edhe emrat, vendbanimet dhe punësimin e katër dëshmitarëve.

Sipas ZPS-së, Nasim Haradinaj shpalosi gjithashtu emrat, vendbanimet, numrat e telefonit, të dhëna të tjera personale, deklarata dhe informacione në lidhje me intervistat e dëshmitarëve, përfshirë shqiptarë, romë dhe serbë.

Tutje aktakuza përshkruan se dy krerët e OVL-UÇK-së, në konferencën e dytë kishin përmendur emrat e dy personave që kishin bashkëpunuar me task forcën hetimore.

Dokumentet e shpërndara nga Gucati dhe Haradinaj sipas ZPS-së përfshinin emra dhe të dhëna personale të dëshmitarëve të cilët ndër të tjera i quanin gënjeshtarë, spiunë dhe tradhtarë.

Këto veprime sipas prokurorisë kishin ndikuar që dëshmitarët dhe anëtarët e familjeve të tyre të frikësohen e po ashtu ndikuan që siguria, privatësia, reputacioni dhe mjetet e tyre të jetesës të kërcënohen.

Për këto akuza të dy ishin arrestuar  më 25 shtator në Prishtinë e më pas ishin transferuar për në Hagë. Ata ishin arrestuar pasi dyshoheshin se kishin ndërmarrë veprime për pengim të punës së Dhomave të Specializuara duke shpërndarë informacione konfidenciale dhe frikësuar dëshmitarë.

Që nga ajo kohë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gucati dhe Haradinaj po vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Pak muaj pas arrestimit ndaj tyre prokurorët e specializuar kishin ngritur aktakuzë e cila ishte konfirmuar më 14 dhjetor të vitit 2020. 

AUTOR – Kastriot Berisha