Avdullah Mecinaj zgjedhet në krye të Gjykatës në Skenderaj

Gjykatësi Avdullah Mecinaj zgjedhet në krye të Gjykatës  në Skenderaj.

Avdullah Mecinaj është zgjedhur gjyqtar mbikqyrës i Gjykatës në Skenderaj – degë e Gjykatës së Mitrovicës.

Mecinaj u zgjodh për mbkiqkyrjen e kësaj gjykatë për një mandat prej 5 vitesh nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Mecinaj është gjykatës i Departamentit të Përgjithshëm në Divizionin Civil të gjykatës në Skenderaj.

Mecinaj në vitin 1986 kishte filluar të punonte gjyqtar në Gjykatën Komunale të Skenderajt.

Ndërsa nga viti 2013 është gjyqtar në departamentin e përgjithshëm civil.

Mecinaj ka deklaruar  pasuri të paluajtshme në vlerë prej 51 mijë eurosh dhe atë një shtëpi në vlerë prej 21 mijë euro dhe një tokë të trashëguar në vlerë prej 30 mijë euro.

Para të gatshme Mecinaj ka deklaruar shumën prej 7 mijë euro.

Ndërsa  pasuri të luajtshme gjykatësi Mecinaj  ka një veturë të tipit ‘Golf IV’ në vlerë prej 4 mijë e 300 euro.

Paga mujore e gjykatësit Mecinaj është 1 mije e 852 euro.