Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Arsyetimi i gjykatës për dënimin e gjeodetit të komunës së Rahovecit

Muharrem Metbala, gjeodet në Komunën e Rahovecit, ishte dënuar nga Gjykata e Gjakovës për falsifikim të dokumentit zyrtarë. I akuzuari Metbala ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi u gjet fajtorë në akuzat e prokurorisë së Gjakovës.

Ky dënim, më kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit iu zëvendësua me gjobë në shumë prej 2000 mijë euro.

Në aktgjykimin e siguruar nga KALLXO.com, gjykata gjatë shqiptimit të dënimit ka marrë parasysh edhe rrethanat lehtësuese.

Si rrethanë lehtësuese është marrë parasysh se i njëjti ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur pendesë për veprën e kryer, se është baba i tre fëmijëve, jeton në një familje prej 6 anëtarësh dhe është mbajtës i familjes, qëndrimin korrekt në gjykim, premtimin se në të ardhmen nuk do të kryej vepra të tjera penale, sjelljen e tij para kryerjes së veprës penale ka qenë korrekt dhe qytetar i rëndomtë.

Poashtu, është marrë parasysh edhese  i njëjti asnjëherë nuk është përballur me ligjin dhe se nuk ka qenë i dënuar më parë.

Ndërsa, rrethana rënduese në aktgjykimin e gjykatës thuhet se nuk janë gjetur, por se me dënimin e shqiptuar do të arrihet efekti dhe qëllimi i dënimit.

Përveq kësaj, sipas aktgjykimit të gjykatës thuhet se dënimi i shqiptuar është në propocion me veprën penale të kryer dhe i njëjti do të ndikojë në parandalimin e të akuzuarit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe në rehabilitimin e tij, e poashtu ky dënim i shqiptuar do të ndikojë në parandalimin e personave të tjerë nga kryerja e veprave penale, ngritjen e moralit të tyre dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit.

I njëjti kishte pranuar fajësinë dhe kishte shprehur pendesë.

Sipas aktakuzës thuhet se në qershor të vitit 2019 në cilësinë e personit zyrtar si gjeometër në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në komunën e Rahovecit, dyshohet se ka përpiluar shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e ka vërtetuar dokumentin zyrtar.

Në aktakuzë thuhej se Muharrem Metbala, ishte caktuar ai gjeodet nga ana e Gjykatës së Gjakovës – dega në Rahovec bashkë me ekspertin Ali Kryeziu, lidhur me një çështje kontestimore, në ekspertizën mbi ndarjen e parcelës në fshatin Bratotin në Rahovec, shënon emrin e ekspertit Ali Kryeziu, se kinse ka qenë prezent me rastin e daljes në teren për matjet e parcelës.

Aktakuza thotë se edhe me rastin e përpilimit të ekspertizës ai shënon emrin dhe nënshkrimin e tij, të cilën ekspertizë e dorëzon si provë materiale në gjykatë, ku eksperti Ali Kryeziu, gjatë asaj kohe kishte qenë në pushim vjetor, ndërsa në vend të tij si ndihmës gjeometër kishte marrë djalin e tij.

Muharrem Metbala, në deklaratën e tij në Prokurori ka thënë që si gjeodet punon që 42 vite dhe se me rastin e daljes në teren eksperti Ali Kryeziu, e ka njoftuar 3 ditë para dhe se i njëjti gjendet në pushim vjetor. Për këtë arsye Muharrem Metbala, kishte thënë që nuk kishte arritur ta njoftonte gjykatën dhe me rastin e daljes në teren kishte dalë djali i ekspertit.

Gjakovë – Aktakuzë për falsifikim ndaj gjeodetit të Komunës së Rahovecit