
Gjykimi ndaj Xhabir Zharkut - 08.12.2020 - FOTO KALLXO
Arsyet pse dështoi seanca ndaj Xhabir Zharkut
Gjendja jo e mirë shëndetësore e gjyqtarit Ibrahim Idrizi, i cili është kryetar i trupit gjykues në rastin ndaj Xhabir Zharkut, ka bërë që seanca gjyqësore për këtë rast të shtyhet deri më datë 31 mars 2022.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, mbrojtësja e të akuzuarit Xhabir Zharku, avokatja Albana Kelmendi.
Xhabir Zharku, ish kryetar i komunës se Kaçanikut, në Gjykatën e Ferizajt është duke u përballur me aktakuzën e Prokurorisë e cila atë e ngarkon me dy vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Sipas Prokurorisë, Xhabir Zharku në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që ka lejuar ndërtimin e një objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste e cila ka qenë pronë e komunës dhe të njëjtën ia ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm kompanisë “Çlirimtari”.
Tutje ai akuzohet për shkak se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare në atë mënyrë që pas përfundimit të një çështje gjyqësore në Gjykatën e Kaçanikut kishte urdhëruar avokaten e Komunës që mos të parashtroj ankesë ndaj vendimit të Gjykatës, duke i mundësuar përfitim pasuror në atë kohë paditësit – Kompanisë “Bardhi”.
Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast: