Foto: Ilustrim

Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës

Një zyrtar i Komunës së Pejës është arrestuar sot nën dyshimin se ka kryer 4 vepra penale.

Arrestimi i tij është bërë nga Drejtoria e Krimeve në Ekonomike në Prishtinë dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

I arrestuari H.G. po dyshohet se ka regjistruar në mënyrë të kundërligjshme në sistem elektronik të gjendjes civile një shtetas të huaj.

“I dyshuari e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e vërtetuar, duke regjistruar dokumentin me të dhëna të rreme”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kështu personi i huaj i regjistruar ka arritur t’i ketë në shfrytëzim dokumentet si pasaportën, letërnjoftimin dhe patentë-shoferin.

Personi i arrestuar është zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Pejës.