Arrestimi i zyrtarit të komunës së Gjilanit për ryshfet. Foto:Kallxo.com

Arrestohet zyrtari i Komunës së Gjilanit për falsifikim të dokumenteve

Një zyrtar në Komunën e Gjilanit është arrestuar nga Policia nën dyshimin për falsifikim të një dokumenti zyrtar.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas hetimeve disamujore, me autorizim të prokurorisë kompetente ka siguruar dëshmi në lidhje me  dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari B.K, zyrtar në Gjilan, dyshohet se ka falsifikuar dokumente që ndërlidhen me tatimin në pronë.

“Policia sot e ka intervistuar të  dyshuarin në prezencë të avokatit sipas autorizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të njëjtit i  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimit e policisë.