Arrestohet shtetasi i huaj në aeroport, iu gjetën pesë kuti plumba në valixhe

Policia ka arrestuar një shtetas të huaj pasi që i janë gjetur pesë kuti plumba për therjen e kafshëve.

Arrestimi është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas raportit policor, shtetasi i huaj plumbat i kishte futur në valixhe ndërsa pas kontrollimit oficerët doganorë kanë gjetur pesë kuti me plumba për therje të kafshëve.

Rasti në polici është hapur si, import, eksport, furnizim, ndërmjetësim apo shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është liruar.