Ilustrim

Arrestohet prishtinasi për dhunë në familje

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës grua K/Shqiptare-bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.