Foto: Ilustrim

Arrestohet për ngacmim seksual ndaj të miturave

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se i kishte ngacmuar seksualisht disa herë dy viktima – vajza të mitura.

Arrestimi ka ndodhur sot.

Ndërsa, rasti raportohet të ketë ndodhur në rr. “Gojka Bacnina”, në Leshak të Leposaviqit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.