Foto: Ilustrim

Arrestohet një punonjës i Policisë në Gjilan, dyshohet se u kap me substanca narkotike

Një punonjës i Policisë në Gjilan, staf civil, dhe një qytetar tjetër janë arrestuar dje në orët e mbrëmjes nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Kjo pasi të njëjtët dyshohen se janë kapur me substanca narkotike.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje në orët e mbrëmjes në Gjilan një punonjës të policisë, staf civil dhe një qytetar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Tutje është thënë se hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët pas pranimit të disa informacioneve përmes rrugëve operative-hetimore me dyshimin së në këtë rast ishte i përfshirë edhe një punonjës i policisë, respektivisht një zyrtar i stafit civil i punësuar në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

“Të dyshuarit janë  arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, u tha në komunikatë.