Foto: Ilustrim

Arrestohet një person, iu gjetën revole dhe thikë në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi gjatë një kontrolli në veturën e tij janë gjetur një revole dhe thikë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë.

Në veturën e të dyshuarit D.B., janë gjetur një revole të tipit Cervena Zastava, kalibër 7.65 mm, tetë fishekë dhe një thikë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, 31-vjeçari, shtetas i Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.