Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari në Gjilan për vjedhje të kabllove

Një person i dyshuar për një vjedhje të rëndë të ndodhur në muajin prill, është arrestuar dje nga policia në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë, më 19 prill të këtij viti, në rrugën “Mulla Idrizi”, kishte ndodhur një vjedhje, ku në një objekt ku janë duke u kryer disa punime, person të panjohur kishin vjedhur kabllo të rrymës.

Njësia  policore gjatë ditës së djeshme ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin, i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.