Foto: Ilustrim

Arrestohet i arratisuri nga QKUK, i përfshirë në incidentin me Met Elshanin

Adhurim Krasniqi (mbiemri i dytë Lepaja), i kërkuar nga Policia për disa raste të ndryshme të veprave penale, e së fundi edhe për ikjen e tij nga QKUK, është arrestuar para pak minutave.

Burime të KALLXO.com brenda Policisë tregojnë se Lepaja është arrestuar pasi Policia kishte kuptuar vendndodhjen e tij.

Sipas Policisë, ky i dyshuar figuron se ka dy mbiemra, Lepaja dhe Krasniqi.

Ai kishte qenë duke qëndruar në paraburgim për rastin e sulmit ndaj Met Elshanit, ndërsa ishte arratisur nga QKUK deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor për një lëndim qe e kishte pësuar gjatë përleshjes me Elshanin.

Met Elshani është pronar i kompanisë “On Records”.

Arratisja e të dyshuarit, arrestohen dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues

www.kallxo.com