Peja

Arrestohet burri i gruas që vdiq dje në Pejë

KALLXO.com ka raportuar të shtunën së një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë, më saktësisht në rrugën “Remzi Hasani”.

Lidhur më këtë rast, Polica njofton së është arrestuar burri i viktimës, pasi që dyshohet së nuk i kishte ofruar ndihmë bashkëshortes.

Sipas raportit policor, viktima është gjetur pa ndjenja në rrugë dhe e njëjta është dërguar në Spitalin e Pejës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen.

Dje rastin për KALLXO.com e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Pra mund të them se rreth orës 12:50, një qytetar ka informuar se një grua ka qenë e shtrirë në tokë, gruaja është identifikuar, patrulla e policisë ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Viktima është dërguar në emergjencë ku më pas, është konstatuar edhe vdekja e saj nga mjekët kujdestarë në emergjencë”, tha Ibra për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se hetuesit e policisë janë duke u marrë me rastin i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.