Arrestohen tre të dyshuar, sulmuan një person

Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Bill Klinton” rreth orës 20:20.

Tutje është njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.