Ilustrim

Arrestohen tre persona, kapen me armë dhe drogë

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Sipas njoftimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që tek të njëjtit pas kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 4.8 gramë. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit në oborr dhe në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar: një armë automatike AK-, 51 fishekë, 938.2 gram marihuanë të ndara në tri paketime, një peshore elektronike, një paketim me qese të vogla të zbarëta, si dhe nga të dyshuarit janë konfiskuar një motoçikletë, dy telefona dhe para të gatshme. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.