ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohen tetë persona për prostitucion

Një 26 vjeçar me inicialet P. B, 21 vjeçarja me inicialet L. L shtetase e Shqipërisë, 27 vjeçari P. S, 20 vjeçarja A. I, 20 vjeçarja tjetër V. K, 27 vjeçarja M. R, 47 vjeçarja X. A dhe 26 vjeçarja tjetër A. C janë arrestuar nga ana e policisë për prostitucion.

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore të rajonit në Prishtinë, pas hetimeve intensive të zhvilluara, me datën 27 gusht 2019, kanë realizuar  dy plane operative lidhur me veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrimi i lokaleve për prostitucion’,  si dhe ‘bashkëkryerje’.

Në dy lokacione të ndara janë arrestuar tetë persona, dy në lokacionin e parë dhe 6 në lokacionin e dytë.

Lidhur me rastin si prova materiale janë sekuestruar shtatë telefona mobilë.

Pas intervistimit   me vendim të prokurorit, të dyshuarit e cekur më lart  janë  ndaluar për 48 orë.