foto: Ilustrim

Arrestohen të dyshuarit që detyruan viktimat të paguajnë 93 mijë euro për një pronë

Dy persona në Prishtinë ishin të detyruar të paguajnë 93 mijë euro për të shfrytëzuar pa problem një pronë.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se në rrugën “Shefqet Shkupi”, në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë detyruar viktimat që të paguajnë 93 mijë euro për shfrytëzimin e pronës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.