Ilustrim

Arrestohen Kaubojët e Kolovicës

Dy persona janë arrestuar dje pasdite në lagjen Kolovicë të Prishtinës. Në një raport për ngjarjen policia ka sqaruar se dy personat janë arrestuar pasi disa herë kishin shtënë me armë në ajër.

Të shtënat sipas policië kanë ndodhur rreth orës 19 ndërsa pas bastisjes së të dyshuarve policia ka zbuluar një pistoletë dhe 10 fishekë.