Ilustrim Qentë endacak

Arrestohen dy persona për keqtrajtimin e një qeni

Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorisë nën dyshimin se kanë keqtrajtuar një qen.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur në Pejë mbrëmë pas orëve të mesnatës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Qavolli tha se të dyshuarit janë ndaluar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve si dhe për vepër penale të narkotikëve.

Kodi Penal i Kosovës thotë se keqtrajtimi në këtë rast nënkupton veprimin apo mosveprimin me të cilin kafshës i shkaktohen vuajtje, dhembje apo shqetësime të rënda, të cilat në shkallën dhe rrethanat në të cilat paraqiten janë të tepruara dhe të panevojshme.

KALLXO.com sipas burimeve ka siguruar edhe foton e kafshës që dyshohet se është keqtrajtuar.