Ilustrim

Arrestohen dy persona për fajde në Shtime

Prokuroria në Ferizaj bën të ditur se  ka arrestuar dy persona të pandehur me inicialet  S.T., dhe L.T., nga komuna e Shtimes për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale të fajdes, detyrimit  dhe mbajtjes së armëve.

​Ndaj të pandehurve, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën në Ferizaj.

Lidhur me këtë rast, janë zhvilluar bastisje në dy lokacione, ku janë sekuestruar nga ana e Policisë, një revole e markës “Berandelli” me pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një automjet “Citroen” dhe prova tjera materiale.

Të pandehurit kishin përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdes, thuhet në komunikatën e Prokurorisë në Ferizaj.