Merdare - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy persona në Merdare, dyshohen për falsifikim të dokumenteve

Polica e Kosovës gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin në pikën kufitare në Merdare ka hasur në dy raste që dyshohet se dokumentet janë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 9:00.

Sipas Policisë, G.T., 21-vjeçar dhe P.B., 33-vjeçar dyshohen se kanë falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së.

Ndaj tyre është iniciuar rasti si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt.