Mitrovica. Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy mitrovicas, nuk respektuan masat kundër COVID-19 dhe penguan policët

Dy qytetarë janë arrestuar para dy ditësh, pasi që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e lëvizjes pas orës 21:00 si masë mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Rasti ka ndodhur në rrugën Evlia Qelebia në Mitrovicë rreth orës 22:05.

Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit po ashtu kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.