Arrestohen 6 pejanë pasi i hapën lokalet

6 persona janë arrestuar nga Prokuroria e Pejës për shkak të mos-respektimit të dispozitave që parasheh legjislacioni i Kosovës për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse.

KALLXO.com mëson se këta persona janë arrestuar sepse nuk i kanë mbyllur lokalet e tyre përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkakrë masave kundër coronavirusit.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik dje pasi 9 persona janë infektuar me virusin COVID-19.

Numri i të infektuarve u rrit sot në 13 pas katër rasteve tjera të konfirmuara në mëngjes.

Lidhur me gjendjen emergjente, ligji për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse ka paraparë sanksione të ndryshme për personat që nuk respektojnë masat mbrojtëse ndaj sëmundjes ngjitëse.

Qytetarët që nuk zbatojnë vendimet për mbrojtje nga pandemia dënohen deri në 2 vjet burg