Foto: Kallxo.com

Arrestimi i gjykatësit e kthen në ‘zero’ gjykimin për vrasjen në Deçan

Ka filluar rishtazi shqyrtimi gjyqësor kundër Salih e Durim Lushajt, të akuzuar për vrasjen e bashkëfshatarëve të tyre Rexhep e Burim Ramaj në Shaptej të Deçanit.

Rifillimi i procesit është bërë për shkak se me arrestimin e gjyqtarit të rastit, Sali Berisha, nën akuzat për korrupsion, ka ndërruar trupi gjykues në këtë çështje penale.

Trupi gjykues tani është në përbërje nga kryetarja, gjyqtarja Violeta Husaj Rugova, anëtaret Lumturije Muhaxheri dhe Arben Mustafa.

Sali e Durim Lushaj, që janë babë e bir, akuzohen për vrasjen e vëllezërve Rexhep e Burim Ramaj në fshatin Shaptej të Deçanit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës, Durim Lushaj akuzohet për vrasjen e Rexhep Ramajt me armë zjarri.

I njëjti, sipas aktakuzës, pasi kishte privuar nga jeta Rexhep Lushajn bashkë me Sali Lushajn akuzohet edhe për vrasjen e Burim Ramajt me armë zjarri.

Prokurorja Kundërshton Ekzaminimin Psikiatrik të Durim Lushajt