Foto-ilustrim

Arrest shtëpiak për dy zyrtarë që lejuan dëmtimin e pyjeve

Gjykata e Pejës, cakton masën e arrestit shtëpiak ndaj A. D. dhe E. H. për vepër penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit të Gjykatës me datë 16.09.2019, rreth orës 15:00, në grykën e Deçanit, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për të tjerët dhe me këtë veprim i kanë shkaktuar dëm Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përkatësisht Drejtorisë së Parkut Kombëtar në Pejë.

Sipas njoftimit të dyshuarit në fjalë në cilësinë e zyrtarëve të pylltarisë gjatë orarit të punës, në lokacionin e lartcekur i kanë lëshuar qytetarët me automjete si kamion, traktor, kombi duke transportuar dru për djegie edhe pse të njëjtit nuk kanë pas dokumentacion përkatës.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.