Apeli vendos për të dyshuarin që kërcënoi presidentin Hashim Thaçi

 

Të dyshuarit për kërcënim ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi, K. P., gjykata e shkallës së dytë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaji për shkak të veprës penale dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë shtetërorë.

Sipas aktvendimit, K. P., me datën 26.03.2020, me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës dhe me qëllim të pengimit në ushtrimin e detyrave të tij ka kanosur presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, në atë mënyrë që në rrjetin social Facebook, nga profili i personit K. B., ka shkruar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje si vijon “Sot i zbrita prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Buroja, le të di Hashim Buroja, a kushdo qoftë se ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Buroja Dije se gjumin-gjam s`të la me ba”.

Gjykata e Prishtinës, me datën 23 mars 2020 i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Por K. P. përmes avokati të tij Nexhat Shabani, ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak se ekzistojnë bazat për caktimin e paraburgimit.

Gjykata e Apelit e Kosovës vlerëson se, gjykata e shkallës së parë me të drejtë ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur.

Apeli thotë se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij, ngase ekzistojnë rrethana të cilat me të drejtë justifikojnë frikën se me gjetjen e të pandehurit në liri, i njëjti do të mund të ikë apo të arratiset dhe me këtë do të i ik përgjegjësisë penale, gjithashtu i njëjti dyshohet për veprat penal të cila janë të natyrës së rëndë dhe për këtë mund të shqiptohet dënim mjaft i lartë, nëse i njëjti shpallet fajtor.

Sipas kallëzimit penal të policisë, K. P. dyshohet për kryerjen e 20 veprave penale, i njëjti ka mbajtur edhe dënim me burgim prej 7 muajve.

Andaj Gjykata e Apelit ka ardhë në përfundim se plotësohen kushtet për shqiptimin e paraburgimit ndaj të njëjtit.