Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Apeli lë në paraburgim të dyshuarin për veprën penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve"

Pas refuzimit të ankesës kundër caktimit të masës së paraburgimit të avokatit mbrojtës së të pandehurit B.D., Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Sipas vendimit të Gjykatës së Prishtinës, i pandehuri B.D., duhet të qëndroj në paraburgim deri më datën 12 prill 2021, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Apeli, ka vlerësuar se për caktimin e masës së paraburgimit ekziston baza ligjore, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale dhe se nëse i njëjti lihet në liri, mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në prova apo dëshmitarë.

Kjo gjykatë ka konstatuar se aplikimi i ndonjë mase tjetër më të butë, nuk do të ishte e përshtatshme.