Rasti FAN - Gjykimi ndaj Naser Osmanit dhe te tjereve (Arkiv) - 29.01.2019 - KALLXO

Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Naser Osmanit për privatizimin e fabrikës

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur penal “FAN”, rast i shenjtëruar për liberalizimin e vizave, për shkak se ka gjetur shkelje të dispozitave procedurale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të çështjes penale.

Apeli ktheu në rigjykim çështjen penale ndaj ish-deputetit të LDK-së, Naser Osmani, si dhe Bahri Shabanit, Shkelzen Llukës, Naim Avdiut, Melita Ymeragës dhe Ardian Kelmendit të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e të cilit ishin liruar me 8 shkurt 2019

Gjykata vendosi për deputetin Naser Osmani dhe të tjerët, dënohet Deshishku

Ndërsa ka vërtetuar dënimin ndaj Agim Deshikut prej 1 vit e 8 muaj burgim efektiv dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Apeli ka vërtetuar për Agim Deshishkun edhe obligimin tij që ta bëjë kompensimin ATK-së në shumë prej 53,807.43 euro

Sipas aktakuzës, Naser Osmani e Bahri Shabani ngarkoheshin se në bashkëkryerje me persona tjerë zyrtarë dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nuk e kanë përmbushur këtë detyrë duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, përkatësisht blerësit të Ndërmarrjes së Re “FAN-Podujevë”, Sh.P.K. të pandehurit Agim Deshishku në vlerën rreth 5.4 milionë euro.

Blerësi i kësaj fabrike sipas kontratës me AKP-në duhej të bënte investime në të.Osmani e Shabani akuzoheshin edhe se si anëtarë të Bordit Drejtues të AKP-së kanë vendosur dhe votuar “për” që investimet e bëra jashtë hapësirave të ndërmarrjes të pranohen si investime brenda saj, duke liruar ndërmarrjen e re “FAN-Podujevë” nga monitorimi i AKP-së dhe kushtet e Marrëveshjes së Zotimeve.

Me këto veprime Prokuroria pretendonte se Osmani e Shabani dyshohen se kanë kryer keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Edhe Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, dhe Ardian Kelmendi  në cilësinë e personave zyrtarë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit akuzoheshin si Osmani e Shabani në lidhje me përfitimin e paligjshëm për vete ose blerësit e fabrikës “FAN” të Podujevës.Lluka e Avdiu akuzoheshin se nuk ndërmorën masa edhe për zbatimin e  kontratës mes AKP-së e blerësit të fabrikës “FAN”.Melita Ymeraga dhe Ardian Kelmendi ishin përgjegjës për monitorimin e investimeve të blerësit të ndërmarrjes “FAN”, ndërsa ata ngarkoheshin se “nuk kanë kontrolluar dhe monitoruar investimet e raportuara nga investitori, nuk kanë verifikuar deklarimet për investime, nuk kanë bërë monitorimin fizik të investimeve kapitale, verifikimin e dokumentacionit financiar të investimeve kapitale dhe zotimeve për punësim”.

Agim Deshishku, blerësi i fabrikës “FAN” akuzohej se mashtroi zyrtarët e AKP-së me paraqitje të rreme ose fshehje të fakteve, duke i shtyrë ata të veprojnë në dëm të pasurisë dhe punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Deshishku akuzohej për mashtrim, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe shmangie nga tatimi.